BallinaVendiAktualitetGati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat...

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), parashikon të nisë instalimin e matësve inteligjentë tek konsumatorët fundorë.

Këtë të enjte në sistemin e prokurimeve operatori çeli procedurën me objekt “Instalimi i Sistemit të matjes inteligjente në konsumatorët fundor, në sistemin e matjes të Bilancit të Energjisë në Kabinat elektrike TM-TU, dhe integrimi i tyre në platformën e matjes të OSSH sh” me një fond limit 432 milionë lekë apo rreth 4.4 milionë euro.

Sipas dokumenteve të tenderit, investimi do të fokusohet në zonat me konsum të lartë energjie dhe me nivel më të lartë humbjesh në rrjet, me synimin për të rritur eficencën teknike dhe kontrollin mbi shpërndarjen e energjisë elektrike.

Në kuadër të projekteve të mëparshme, OSSH ka instaluar tashmë mijëra matësa inteligjentë në disa rajone të vendit. Në Durrës, gjatë investimit të vitit 2023, janë vendosur 1,752 sisteme inteligjente të matjes së bilancit në kabinat TM-TU, ndërsa në vitin 2024 u instaluan edhe 848 matësa inteligjentë tek konsumatorët fundorë që furnizohen nga këto kabina.

Ndërkohë, në Tiranë, në fidrat F7 dhe F8 të nënstacionit të Kasharit, janë instaluar 200 sisteme inteligjente të matjes së bilancit dhe 3,157 matësa inteligjentë tek abonentët fundorë.

Sipas OSSH, zgjerimi i projektit lidhet edhe me rritjen e numrit të konsumatorëve në këto zona, si pasojë e shtimit të popullsisë dhe zhvillimeve të reja urbane, përfshirë ndërtimet e kryera pas rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019.

Kompania argumenton se investimi është pjesë e strategjisë për zëvendësimin gradual të sistemit analog të matjes me teknologji inteligjente, në përputhje me ligjin për energjinë elektrike dhe direktivat e Komunitetit Europian të Energjisë.

Operatori thekson se ruajtja e së njëjtës teknologji komunikimi synon të garantojë kompatibilitetin me investimet ekzistuese dhe përdorimin maksimal të infrastrukturës së ngritur deri tani.

Tenderi parashikon instalimin e 14,035 matësve inteligjentë në total. Numri më i madh do të vendoset në nënstacionin Sallmone me 7,760 njësi, i ndjekur nga Shkoza me 3,560 matës, Spitalla me 1,600 dhe Kashari me 1,115 matës inteligjentë.

BurimiMonitor

Artikujt e fundit

Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnikaj, i shpallur në kërkim për mashtrim financiar përmes Call Center

Granit Pepnikaj është arrestuar nga Policia e Vlorës në Dhërmi, ku ndodhej i fshehur...

Mungon avokati i Veliajt, shtyhet sërish gjyqi me Ols Dadon në Gjykatën Administrative. Kryebashkiaku: Unë pa punë jam, kështu që…

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Veliaj çon në gjyqin kundër Ols Dados vendimin e Kushtetueses: Evidentoi mangësi serioze kushtetuese se si është justifikuar kufizimi i lirisë sime

Në gjykatën Administrative në gjyqin kundër prokurorit Ols Dado, Erion Veliaj ka çuar me...

Gjyqi me prokurorin Ols Dado, Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative. Mungon avokati i tij

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Më shumë