BallinaVendiKronikëGjenden dhe asgjësohen 300 bimë kanabis në Dibër, arrestohet një 43-vjeçar, i...

Gjenden dhe asgjësohen 300 bimë kanabis në Dibër, arrestohet një 43-vjeçar, i sekuestrohet arma e zjarrit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një Dibër janë gjetur dhe asgjësuar 300 bimë kanabis në një zonë të pyllëzuar.

Për pasojë është arrestuar një 43-vjeçar nga Tirana, i cili ruante bimët narkotike me armë zjarri.

Në njoftimin e policisë thuhet se “Kishte kultivuar 300 bimë narkotike kanabis në një zonë të pyllëzuar dhe i ruante i armatosur, falë veprimeve të mirëorganizuara policore kapet dhe vihet në pranga autori.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën ruante parcelën dhe asgjësohen 300 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional për parandalimin dhe goditjen, që në fazë fillestare, të tentativave për kultivimin e bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas nga Tirana, i cili kultivonte bimë narkotike në fshatin Guri i Zi dhe i ruante ato i armatosur, kanë organizuar punën për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Guri i Zi, Bashkia Dibër, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap me armë zjarri (pushkë), në ambientin ku kishte kultivuar 300 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Arma e zjarrit (pushkë), së bashku me 6 fishekë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pjesë të bimëve të dyshuara narkotike, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. Sh., me detyrë kryetar i fshatit Guri i Zi, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Operacioni antikanabis vijon.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë