BallinaUncategorizedGoditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe...

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë.

Sipas njoftimit zyrtar, grupi dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e krimeve kundër personit dhe në trafikun e lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës.

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë 6 shtetas, mes tyre dy persona të shpallur në kërkim kombëtar dhe një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, i dënuar më parë për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Po ashtu, u kap edhe autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të ndodhur dy ditë më parë në Vlorë, si dhe një tjetër person i shpallur në kërkim kombëtar, të dyshuar për përfshirje në të njëjtën ngjarje dhe vepra të tjera penale.

Gjatë operacionit, i zhvilluar në një lokal në fshatin Vranisht, u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1.850 euro dhe 3 automjete, mes tyre edhe një automjet i blinduar.

Nga hetimet ka rezultuar se një nga automjetet e sekuestruara, tip “BMW X5”, është përdorur nga një prej të arrestuarve për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas plagosjes së 7 qershorit 2026 në Vlorë.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të grupit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

Trump e bën sërish, Presidenti amerikan filmohet duke dremitur gjatë finales së NBA

Presidenti amerikan Donald Trump dyshohet se është parë duke fjetur gjatë ndeshjes së tretë...

“Ore ti pse del, se ata i kuptoj?” Rama tregon bisedën me mikun e tij që shkoi në protestë: Më tha ‘po bëhet nami...

Nga Shkodra, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk mund të lejohet që edhe...

“Më thonë shiko se në protestë kanë dalë edhe tanët”/ Rama nga Shkodra: Po të kishin gojë flamingot, do tregonin historinë se nuk vinin...

Gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e PS në Shkodër, Rama komentoi edhe flamingot,...

Më shumë

Trump e bën sërish, Presidenti amerikan filmohet duke dremitur gjatë finales së NBA

Presidenti amerikan Donald Trump dyshohet se është parë duke fjetur gjatë ndeshjes së tretë...

“Ore ti pse del, se ata i kuptoj?” Rama tregon bisedën me mikun e tij që shkoi në protestë: Më tha ‘po bëhet nami...

Nga Shkodra, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk mund të lejohet që edhe...