BallinaVendiKronikëGoditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë,...

Goditje ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, 12 masa sigurimi për policë, zyrtarë vendorë dhe biznesmenë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka lëshuar 12 masa sigurimi ndaj punonjësve të policisë, zyrtarëve vendorë dhe biznesmenëve të dyshuar për shpërdorim detyre, mosmarrje masash për ndërprerjen e paligjshmërisë dhe ndërtime pa leje.

Operacioni është ndërmarrë në kuadër të procedimit penal nr. 304 të vitit 2026, pas një hetimi të kryer nga Prokuroria e Sarandës nën drejtimin e prokurores Esmeranda Basho. Sipas organit të akuzës, hetimet kanë evidentuar raste të dyshuara të mosveprimit nga funksionarë publikë dhe tolerimit të ndërtimeve të paligjshme në territorin e Bashkisë Sarandë.

Vendimi i Gjykatës për caktimin e masave të sigurimit përfshin punonjës të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe përfaqësues të subjekteve private që operojnë në sektorin e ndërtimit.

Deri tani janë ekzekutuar masat e sigurimit për katër persona:

– B.T., ish-shef i Seksionit të Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest në shtëpi”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
– K.S., ndihmës specialist i policimit në komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest në burg”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”;
– K.Sh., ndihmës specialist i policimit në komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest në burg”, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”;
– A.P., pronar i hotelit “Oasis”, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Sipas Prokurorisë, aktualisht vijon puna për ekzekutimin e tetë masave të tjera të sigurimit të vendosura nga gjykata ndaj personave të përfshirë në këtë procedim penal.

Hetimi konsiderohet një tjetër goditje e rëndësishme e Prokurorisë së Sarandës ndaj ndërtimeve të paligjshme dhe rasteve të dyshuara të abuzimit me detyrën nga funksionarë publikë. Nën drejtimin e prokurores Esmeranda Basho, organi i akuzës ka intensifikuar hetimet për çështje që lidhen me mbrojtjen e territorit, zbatimin e ligjit dhe përgjegjësinë e institucioneve që kanë detyrimin të parandalojnë paligjshmërinë.

Prokuroria e Sarandës bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprave penale, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe individualizimin e përgjegjësive për çdo punonjës policie apo zyrtar publik që dyshohet se ka lejuar ose favorizuar situata të kundërligjshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...