BallinaVendiKronikëGrabitën banesën dhe kërcënuan me thikë pronarët, arrestohen dy të rinj në...

Grabitën banesën dhe kërcënuan me thikë pronarët, arrestohen dy të rinj në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar më

spot_imgspot_img

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë kanosur me mjete prerëse banorët e një shtëpie dhe kanë grabitur një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 4 telefona celularë.

Në pranga kanë rënë shtetasit E. S., 20 vjeç dhe K. K., 19 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Xh. T., 21 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e 23 qershorit, në një banesë në rrugën “Gjon Buzuku”, ku autorët dyshohet se kanë hyrë dhe, nën kërcënimin e mjeteve prerëse, kanë marrë paratë dhe celularët.

Finalizohet operacioni i koduar “Doorbell”, për zbardhjen e vjedhjes me mjete prerëse, kryer mesnatën e datës 23.06.2026, në një banesë në rrugën “Gjon Buzuku”.

Kanosën me mjete prerëse, poseduesit e banesës, ku vodhën një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 4 celularë, vihen në pranga 2 shtetas.

Identifikohet dhe bashkëpunëtori i tyre. Punohet për kapjen e tij.

Sekuestrohen 900 euro dhe 4 celularë, dyshohet të vjedhura.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të kryera pas njoftimit se në banesën e 2 shtetasve, në rrugën “Gjon Buzuku”, në mesnatë, më datë 23 qershor 2026, ishin vjedhur nëpërmjet kanosjes me mjete prerëse, një shumë parash dhe 4 celularë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Doorbell”.

Në kuadër të operacionit u kapën në zonën e quajtur “Alliasi”, dhe u vunë në pranga bashkautorët e dyshuar, shtetasit E. S., 20 vjeç dhe K. K., 19 vjeç, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i dyshuar, shtetasi Xh. T., 21 vjeç.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ata kanë kanosur me disa mjete prerëse, 2 poseduesit e banesës në rrugën “Gjon Buzuku”, për të vjedhur aty, një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 4 celularë.

Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve, në të cilën mund të jenë përfshirë këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e tyre.

Artikujt e fundit

Aksident në Bishqem të Elbasanit/ Kamioni përplaset me “Golfin”, një i lënduar dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit...

51 mijë paund, kanabis dhe aksesorë luksozë, dënohet çifti shqiptar në Angli/ 29-vjeçarja bën “lëmsh” autoritet me deklaratën

Dy shtetas shqiptarë, çift me njëri-tjetrin, janë dënuar me burg në Mbretërinë e Bashkuar,...

Rama e quajti “motrën” e ish-gjeneralit të Teheranit, Ministria e Brendshme shpall “non-grata” Igballe Hudutin

Ministria e Brendshme ka vendosur të shpallë “non-grata” në territorin e Shqipërisë shtetasen Igballe...

“Opozita sjell hallet e veta në emër të tubimit”/ Balla i drejtohet protestuesve: Keni mandatuar gjë Sali Berishën si përfaqësuesin tuaj?

Pas Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, foli në...

Më shumë