BallinaVendiKronikëGrabitja në argjendarinë në Paskuqan, reagon Policia: Dy persona të armatosur morën...

Grabitja në argjendarinë në Paskuqan, reagon Policia: Dy persona të armatosur morën bizhuteri dhe u larguan

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia ka reaguar lidhur me grabitjen e ndodhur pasditen e sotme në një argjendari në zonën e Paskuqanit, në Kamëz.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 14:50, dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit me iniciale L. L. dhe, nën kërcënimin e një sendi që dyshohet të ketë qenë armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për administrimin e provave, identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi

Më datë 05.08.2026, rreth orës 14:50, në Paskuqan, 2 shtetas ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit L. L. dhe duke kanosur punonjëset me send në dukje armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, si dhe dokumentimin e plotë të rastit.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë