BallinaVendiKronikëI dënuar me burg për vrasje në Kosovë, i shumëkërkuari arrestohet në...

I dënuar me burg për vrasje në Kosovë, i shumëkërkuari arrestohet në Shqipëri. Mbante dokumente false

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari mësohet të jetë Anton Allakaj, i cili ishte i dënuar nga Gjykata e Pejës.

Mësohet se Allakaj u dënua me mbi 11 vite burgim për vrasje, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe rreth 9 vite e 8 muaj.

Gjatë arrestimit, policia sekuestroi dokumente të falsifikuara, që i kërkuari përdorte për t’u fshehur nën emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj. Mësohet se tashmë, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.

“Është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar të cilin Gjykata e Pejës e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”.

Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj. Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara”, shkruan policia.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë