BallinaVendiAktualitetInceneratori i Elbasanit/ SPAK operacion, shoqërohet administratori i shoqërisë 'Eko Elb', Leli...

Inceneratori i Elbasanit/ SPAK operacion, shoqërohet administratori i shoqërisë ‘Eko Elb’, Leli Kaja

Publikuar më

spot_imgspot_img

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Arrestimi u krye në kuadër të procedimit penal nr. 108 të vitit 2026, të regjistruar më datë 1.10.2026 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e referimit të BKH-së. Gjatë hetimit u përdorën metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara.

Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se shtetasi L.K. ka kërkuar dhe marrë nga administratori i një operatori ekonomik shumën prej 400.000 (katërqind mijë) lekësh, në formën e përfitimit të paligjshëm, në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkon ligji si administrator i shoqërisë “ECO-ELB” sh.a.

Gjatë kontrollit personal, shtetasit L.K. iu gjet dhe iu sekuestrua shuma e sipërpërmendur.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

spot_img

Artikujt e fundit

U dorëhoq nga posti i drejtueses së QSUT, mësohet detyra e re që merr Anxhela Paparizo

Anxhela Paparizo pritet të emërohet Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes...

“Nuk shoh dot babanë në sy, ika nga shtëpia”, pas publikimit të videove intime me Adrian Hilën, këngëtarja: Më the jam i divorcuar, do...

Pas reagimit të parë publik, Blerina Matraku ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale, duke...

Dyshime për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale. Prindërit duan sqarime

Pas rastit të dyshuar për helmim të një grupi fëmijësh të kopshtit nr.2 në...

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

Dy deputetë të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, kanë votuar kundër draftit...

Më shumë