BallinaSportInteri shkatërron Romën me 5 gola dhe marshon drejt titullit në krye...

Interi shkatërron Romën me 5 gola dhe marshon drejt titullit në krye të Serie A

Publikuar më

spot_img

Interi ka shënuar fitore të thellë në shtëpi në përballjen e madhe të javës ndaj Romës, në kuadër të ndalesës së 31-të në Serie A.

“Zikaltrit” bënë një tjetër hap drejt titullit kampion pas një triumfi me rezultat 5-2. Lautaro Martinez u rikthye nga lëndimi në mënyrën më të mirë për të kaluar Interin në epërsi pas vetëm një minute lojë. Roma arriti të rikthehet në lojë përmes Gianluca Mancinit, që shënoi me kokë pas harkimit të Rensch në minutën e 40-të. Megjithatë, epërsinë e Interit e riktheu mesfushori Hakan Calhanoglu me një eurogol nga distanca ende pa u mbyllur pjesa e parë.

Interi ishte edhe më bindës në pjesën e dytë, ku Martinez realizoi edhe golin e dytë personal, pas një bashkëpunimi tjetër me Thuram. Ndërkohë që tre minuta më vonë Thuram u përkujdes për golin e katërt pas asistimit të Calhanoglut në minutën e 55t-të. Por për të vulosur rezultatn e thellë me 5 gola për Interin, mendoi Nicolo Barella vetëm 7 minuta më vonë. Ndërsa të vetmen shenjë që la Roma në pjesën e dytë ishte goli i dytë dhe i fundit në ndeshje përmes Lorenzo Pellegrinit, një gol që shërben thjeshtë për statistikë.

Pas kësaj fitoreje të madhe Interi ngjitet në kuotën e 72 pikëve ndërkohë që Roma është në vendin e gjashtë me 54 pikë.

Artikujt e fundit

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime, mos klikoni

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po...

Pas heqjes së naftës falas fermerët do protestojnë, ekspertët: Skema kombëtare nuk mbulon kostot

Nga heqja e naftës falas, kundërshtimet për ndryshimin e skemës kombëtare në bujqësi që...

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

Dy gra i kanë dhënë fund jetës këtë të hënë në Vlorë, duke u...

Kosova pa President, Kurti takohet me Abdixhikun: Jam optimist se do të arrijmë një marrëveshje politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot në kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun,...

Më shumë