BallinaKosovaKosova pa President, Kurti takohet me Abdixhikun: Jam optimist se do të...

Kosova pa President, Kurti takohet me Abdixhikun: Jam optimist se do të arrijmë një marrëveshje politike

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot në kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ku diskutuan për çështjen e presidentit të ri të vendit, pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit.

Pas përfundit të këtij takimi, Kurti u ndal në një komunikim me gazetarët, por nuk dha shumë detaje për atë çfarë kanë diskutuar mes tyre. Megjithatë ai tha se folën për shumë çështje, mes tyre edhe për presidentin.

“Çështja kryesore që u diskutua, por më duhet të them, jo e vetmja, është pikërisht fakti që na kanë ngelur edhe tri javë deri te zgjedhja e Presidentit dhe për këtë duhet t’i maksimalizojmë përpjekjet”, tha ai.

Kurti tha se takimi me Abdixhikun “shkoi në një atmosferë kosntruktive dhe dashamirëse”.

“Jemi të përcaktuar që t’i shmangim zgjedhjet e reja, sepse zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh”, tha ai.

“Unë vazhdoj të jem optimist se me takime dhe bisedime të këtilla do të mund ta arrijmë një marrëveshje politike, por këtë nuk mund ta them që e kemi sot. Veçse atmosfera konstruktive në njërën anë dhe dashamirësia që t’i shmangim zgjedhjet e reja që nuk janë zgjidhje e re në anën tjetër, më bën optimist për këto tri javët e mbetura që uroj të mos i shfrytëzojmë deri në ditën, apo nganjëherë siç po bëhet në institucionet tona, orën e fundit”, tha Kurti.

spot_img

Artikujt e fundit

Tragjedi në Tiranë, pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Spitalin e Traumës në...

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë Erion Veliaj, na vër në dispozicion dokumentacionin

Dy kryetarë socialist të dy komisioneve parlamentare Farmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkojnë sqarime...

Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare akademiku Luan Omari, një nga figurat e shquara të shkencës shqiptare

Akademiku i njohur Luan Omari është ndarë nga jeta këtë të enjte, më 29...

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores, urdhri është sekret shtetëror

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga...

Më shumë