BallinaVendiKronikëIsh i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, zbardhet dëshmia...

Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, zbardhet dëshmia e Rozalinda Plakës: Si nisi konflikti me Refit Buzin dhe momentet e tmerrit në banesë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Është zbardhur dëshmia e Rozalinda Plakës, ish-të fejuarës së Refit Buzit, i cili tre ditë më parë vrau prindërit e saj, ndërsa më pas mori peng për disa orë ish-partneren, përpara se t’i jepte fund jetës.

Rozalinda ka rrëfyer për marrëdhënien e saj me Buzin, arsyet e ndarjes dhe momentet e frikshme të ngjarjes së rëndë.

Ajo ka treguar se lidhja mes tyre kishte nisur disa vite më parë, por sipas saj, problemet në marrëdhënie e çuan drejt vendimit për t’u ndarë në vitin 2024. Sakaq, Rozalinda nuk ka dhënë detaje në lidhje me paratë, që dyshohet të kenë qenë një nga arsyet që çuan në fundin tragjik.

“Në vitin 2020 kemi shpallur fejesën dhe kemi krijuar hyrje-dalje familjare. Lidhja jonë ka vazhduar deri në vitin 2024, kohë në të cilën unë kam kërkuar të ndahem nga ai, por Refiti nuk ka pranuar. Arsyeja ka qenë sepse ai kishte një jetë të çrregullt, nuk ishte i përqendruar te lidhja jonë, kishte qenë jashtë shtetit në burg dhe të gjitha këto nuk më përshtateshin mua.”

Rozalinda ka deklaruar se prindërit e saj ishin në dijeni të problemeve në këtë marrëdhënie dhe se nuk kishin qenë dakord për lidhjen që në fillim.

“Këto gjëra i dinin edhe prindërit e mi, të cilët nuk kanë qenë dakord për këtë lidhje që në fillim.”

Në lidhje me momentin e sulmit në banesë, Rozalinda ka rrëfyer se ishte duke fjetur kur dëgjoi një zhurmë të fortë, që e ngjau me një krismë arme.

“Kam qenë duke fjetur gjumë në dhomën time, kurse prindërit e mi kanë qenë në dhomën e tyre. Kam dëgjuar zhurmë të fortë që më është dukur si krismë arme dhe kam dalë në korridor të shikoj se çfarë kishte ndodhur.”

Sipas dëshmisë së saj, në korridor ajo ka parë Refit Buzin me armë në dorë dhe babain e saj të shtrirë në tokë.

“Kur dola kam parë shtetasin Refit Buzi në korridor, me një armë të gjatë si ato të gjahut në dorë, si dhe kam parë babain tim Kosta Plaka të shtrirë përmbys te hyrja e dhomës, i mbuluar me gjak.”

Ajo ka treguar se ka tentuar t’i marrë armën, por situata është përshkallëzuar dhe Buzi e ka marrë me forcë nga banesa.

“Unë i kam kapur armën dhe po e mbaja, por Refiti bërtiste: ‘Do t’ju vras të gjithëve’. Më shtyu dhe më qëlloi me grusht, theu derën e dhomës sime dhe aty jam plagosur me copa xhami në trup.”

Më tej, ajo ka treguar se është marrë me forcë dhe është larguar nga banesa bashkë me të.

“Më mori me forcë e më hipi te makina. Momenti kur më mori me forcë nga shtëpia deri kur kam hipur në makinë nuk më kujtohet, sepse kam qenë shumë e tronditur.”

Gjatë negociatave me policinë për dorëzimin e tij, sipas dëshmisë së Rozalindës, është zbuluar edhe një detaj tjetër. Ajo ka treguar se Buzi ishte zbathur dhe gjatë komunikimit me autoritetet ai ka thënë se këpucët ia kishte dhënë asaj.

Sipas saj, gjatë negociatave prokurori e ka pyetur: “Vetëdorëzohu, pse je zbathur?”, ndërsa ai është përgjigjur: “I hoqa, ia dhashë… Ia dhashë asaj t’i veshë, se e mora zbathur.”

Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin të gjitha rrethanat dhe motivet që çuan në tragjedinë me tre viktima.

Artikujt e fundit

Dogana greke në grevë, radhë automjetesh në pikën kufitare të Qafë Botës

Është krijuar radhë automjetesh në pikën kufitare të Qafë Botës, në dalje nga Shqipëria,...

Përplasje mes tubuesve dhe policisë gjatë protestës, shoqërohet organizatori Arben Kola

Protesta e thirrur këtë të hënë para Parlamentit ka nisur të tensionohet, ndërsa situata...

Jashtë vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe policisë, Kuvendi nis seancën e fundit plenare të këtij sesioni

Jashtë ambienteve të Kuvendit vijon protesta, e cila tashmë duket e tensionuar pasi tubuesit...

Kapet gomonia me 2.6 ton kokainë në Atlantik, mes të arrestuarve edhe një shqiptar. Sasia e drogës pritej të gjeneronte 500 milionë euro

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës ka çuar në sekuestrimin e...

Më shumë

Dogana greke në grevë, radhë automjetesh në pikën kufitare të Qafë Botës

Është krijuar radhë automjetesh në pikën kufitare të Qafë Botës, në dalje nga Shqipëria,...

Përplasje mes tubuesve dhe policisë gjatë protestës, shoqërohet organizatori Arben Kola

Protesta e thirrur këtë të hënë para Parlamentit ka nisur të tensionohet, ndërsa situata...

Jashtë vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe policisë, Kuvendi nis seancën e fundit plenare të këtij sesioni

Jashtë ambienteve të Kuvendit vijon protesta, e cila tashmë duket e tensionuar pasi tubuesit...