BallinaUncategorized“Ish-Këneta” ngrihet në protestë, banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Përmbytjet përsëriten, nuk...

“Ish-Këneta” ngrihet në protestë, banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Përmbytjet përsëriten, nuk kemi marrë dëmshpërblimet

Publikuar më

spot_imgspot_img

Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durrës për problematikat e shumta me të cilat përballen, ndërsa sezoni i reshjeve po afron.

Protestuesit kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin në rrugën “Vëllazërimi”, një aks i rëndësishëm që lidh qytetin me autostradën Durrës-Tiranë dhe është pjesë e unazës së qytetit.

Në qendër të protestës së tyre ishte mungesa e investimeve në infrastrukturë, e cila sipas banorëve vijon të shkaktojë përmbytje të përsëritura në zonë. Ata shprehen gjithashtu se ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet për pasojat e përmbytjeve të fundit.

Një tjetër problem i ngritur prej tyre është mungesa e ndriçimit publik në disa rrugë, ndërsa akset e paasfaltuara, sidomos në kushtet e reshjeve, kthehen në burim rreziku dhe vështirësojnë lëvizjen e banorëve dhe automjeteve.

Banorët kërkojnë ndërhyrje konkrete në infrastrukturë përpara nisjes së sezonit të shirave dhe investime, duke paralajmëruar se problemet e përsëritura mund të rëndohen edhe më tej me reshjet e ardhshme.

spot_img

Artikujt e fundit

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata merr vendimin e papritur për vrasësin e Aurora Tilës

Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vite burg dënimin...

Vrau shqiptarin dhe e dogji brenda makinës, merr kthesë krimi makabër, familja në agoni pas detajeve të reja 

Përgjegjësia e Cristiano Mossalit për vrasjen e shqiptarit Nexhat Ramës konsiderohet e sigurt, ndërsa...

Fermeri shqiptar prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

Kroacia ka asgjësuar 147 kuintalë, ose 14 tonë e 700 kilogramë, speca të kuq...

“Reagimi ynë do të përshkallëzohet”, përfundon mbledhja, gjyqtarët të prerë: Zhbllokoni pagat, zbatoni vendimin e ‘Kushtetueses’

Në përfundimin e mbledhjes së gjyqtarëve lidhur me ngërçin e pagave, këta të fundit...

Më shumë