BallinaUncategorizedIsh-zyrtari i lartë shpallet fajtor për ryshfet me vlerë 325 milionë dollarë,...

Ish-zyrtari i lartë shpallet fajtor për ryshfet me vlerë 325 milionë dollarë, Kina e dënon me vdekje/ Gjykata: Rast jashtëzakonisht serioz

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një gjykatë në qytetin Changzhou të Kinës ka dënuar me vdekje ish-zyrtarin e lartë Yang Youlin, pasi u shpall fajtor për marrjen e ryshfetit në vlerë prej më shumë se 2.2 miliardë juanësh (rreth 325 milionë dollarë) gjatë një periudhe 30-vjeçare.

Ai u dënua gjithashtu për përvetësim, abuzim me detyrën dhe pastrim parash.

Sipas vendimit të gjykatës, 69-vjeçari shfrytëzoi pozitat që mbajti në administratën e qytetit të Nanjingut nga viti 1993 deri në vitin 2023 për të favorizuar individë dhe kompani në sigurimin e kontratave inxhinierike, transferimeve të tokës dhe financimeve, në këmbim të parave dhe sendeve me vlerë.

Gjykata e cilësoi rastin si “jashtëzakonisht serioz”, duke theksuar se veprimet e Yang shkaktuan humbje të mëdha për interesat e shtetit dhe të qytetarëve. Edhe pse ai bashkëpunoi me autoritetet gjatë hetimeve, pranoi fajësinë dhe shprehu pendesë, gjykata vlerësoi se shkeljet e kryera ishin aq të rënda sa nuk justifikonin një dënim më të lehtë.

Yang Youlin u hetua në kuadër të fushatës së gjerë kundër korrupsionit të nisur nga presidenti Xi Jinping, e cila ka përfshirë zyrtarë të lartë, drejtues të institucioneve financiare dhe pjesëtarë të ushtrisë.

Megjithëse dënimet me vdekje për korrupsion në Kinë janë të rralla, ato zbatohen në raste që përfshijnë shuma shumë të mëdha. Në vitin 2021, ish-drejtuesi financiar Lai Xiaomin u ekzekutua pasi u shpall fajtor për marrjen e 1.8 miliardë juanëve ryshfet, ndërsa në vitin 2024 ish-zyrtari i Mongolisë së Brendshme, Li Jianping, u ekzekutua për përvetësim dhe ryshfet me vlerë mbi 3 miliardë juanë.

Artikujt e fundit

Arrest me burg për Granit Pepnikën, dyshohet si drejtues i skemës së mashtrimit online me dëm 50 milionë euro

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Granit Pepnikën,...

Ndryshime në ligjin “Antimafia”/ Debat në kuvend për pasuritë e sekuestruara, dyshime se u kthehen personave të goditur

Pavarësisht luftës në rritje të institucioneve të reja të drejtësisë për të goditur pasuritë...

Të paktën 22 të vrarë nga sulmet ruse në Kiev, Zelensky pritet të takohet me Trump në samitin e NATO-s

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si...

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

Autoritetet kineze kanë ngritur nivelin më të lartë të alarmit për tajfunin Maysak, i...

Më shumë