BallinaVendiKronikëIshte me pushime në bjeshkët e Tropojës dhe u ndje keq, ndahet...

Ishte me pushime në bjeshkët e Tropojës dhe u ndje keq, ndahet papritur nga jeta ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare. Haluci ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në bjeshkët e Tropojës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Sipas informacioneve paraprake, mëngjesin e sotëm Haluci u ka thënë familjarëve se nuk ndihej mirë. Vetëm pak minuta më vonë, ai është gjetur pa shenja jete.

Vdekja e papritur ka shkaktuar tronditje te familjarët dhe të afërmit e ish-gjyqtarit. Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar, ndërsa rrethanat e sakta pritet të sqarohen pas ekspertizës mjekoligjore dhe hetimeve nga autoritetet.

Skënder Haluci ka pasur një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe ka shërbyer edhe si kryetar i Gjykatës së Vlorës.

Kush ishte Skënder Haluci?

Skënder Haluci ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Vlorës në vitet 2011- 2014 prej ku u promovua edhe si kryetar i kësaj gjykate.

Ai u shkarkua nga detyra nga komisioni i Vettingut në vitin 2020.

Emri i Halucit është përmendur gjithashtu në një atentat të dështuar ndaj Ramiz Alisë në vitin 1983.

Ai u arrestua në 24 nëntor të atij viti së bashku me kushëririn e tij me akuzën se donte të vriste Alinë dhe u dënua “me vdekje me pushkatim”.

Ka pretendime se Ramiz Aliaj ndërhyri duke i falur jetën Halucit, i cili u dënua me 25 vite burg. Por, vetë Haluci, duke mohuar implikimin e tij në atentatin e pretenduar, deklaroi vite më parë se ai i shpëtoi pushkatimit, pasi në atë kohë ishin pushkatuar 6-7 veta në Has dhe Tropojë, çka kishte krijuar pakënaqësi në popull.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë