BallinaVendiKronikëIu gjet pistoletë dhe kokainë në lokal, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari në...

Iu gjet pistoletë dhe kokainë në lokal, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari në Sarandë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Sarandë, pasi dyshohet se posedonte armë zjarri dhe shiste lëndë narkotike në lokalin që administronte në qytet.

Gjatë operacionit policor të koduar “Administratori”, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar një pistoletë me municion dhe një sasi kokaine, të dyshuara si të destinuara për shpërndarje.

Njoftimi

Posedonte armë zjarri pistoletë dhe dyshohet se shiste lëndë narkotike kokainë në lokalin që administronte, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë dhe një sasi Kokaine.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në ambiente dhe subjekte të ndryshme në qytetin e Sarandës, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, gjatë operacionit policor të koduar “Administratori”, u goditën një rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast i shitjes së lëndëve narkotike.

Për këto veprimtari kriminale u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrollit në lokalin që administrohej nga ky shtetas, në lagjen nr. 4, Sarandë, si dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me një krehër me 7 fishekë, si dhe një sasi lënde narkotike Kokainë, e cila dyshohet se posedohej me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar në zonën...

Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestën...

Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit

Familja e të riut Eglant Koçi ka ngritur alarmin në Policinë e Tiranës, pasi...

Më shumë

Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina

Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar në zonën...

Balla nxjerr foton: Makinat me targa serbe sjellin njerëzit në protestën në Zvërnec

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestën...