BallinaVendiAktualitet“Jam e persekutuar politike, më rrezikohet jeta”/ Lihet në burg 32-vjeçarja turke,...

“Jam e persekutuar politike, më rrezikohet jeta”/ Lihet në burg 32-vjeçarja turke, e dënuar për lidhje me organizatë terroriste

Publikuar më

spot_imgspot_img

Aktivistja Julide Yazici, 32 vjeç, e cila rezultoi e kërkuar nga Ankaraja për protestat kurde kundër Erdoganit, u dërgua në burg në Shqipëri.

Yazici rezultoi gjatë kontrollit kufitar e kërkuar për dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste, veprime që e lidhin atë me demonstratat për të drejtat kurde të shtatë viteve më parë.

E reja rezulton se mori pjesë, gjatë kohës që ishte studente, në protestat e partisë komuniste kurde në grupin e rinisë dhe dosja tregon se, pas kontrolleve në një banesë me qira në Stamboll, u gjetën të dhëna kompromentuese sipas drejtësisë turke, mes tyre pako, por edhe gjurmë papilare në një automjet që kishte transportuar bombat artizanale në demonstratë.

Për këtë çështje, Yazici u dënua në mungesë me 4 vite burgim, teksa kishte fituar azilin politik në Francë.

Gjykata vendosi arrest në burg për Yazici, pas qëndrimit të prokurorit Francesk Ganaj, i cili renditi se paraburgosja e të dyshuarës duhet të vendoset sipas ligjeve vendase në fuqi.

Prokurori e shpjegoi kërkesën duke u bazuar në faktin se ky material bazohet në aktet rreth ekstradimit.

E kërkuara tha para gjyqtarit se është e persekutuar politikisht, pasi ka protestuar ndaj Erdoganit, dhe se nëse dorëzohet në Turqi, i rrezikohet jeta. Avokatët pretenduan të njëjtën gjë.

Avokati turk pohoi për Top Channel se do të njoftohen autoritetet franceze, përderisa e arrestuara ka mbrojtje politike në këtë shtet.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë