BallinaVendiKronikë“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e efektivit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja...

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e efektivit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, Hita: Ishin 40 forca policie në vendngjarje

Publikuar më

spot_imgspot_img

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dolën një një konferencë për shtyp sa i takon ngjarjes së rëndë në Maliq, ku një efektiv policie humbi jetën dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për të kapur një person në kërkim.

Hita i shprehu ngushëllime familjes së efektivit të rënë, ndërsa shtoi edhe detaje nga operacioni.

“Një punonjës policie i dalluar dhe shembullor ndërroi jetë, dhe mbeti i plagosur një tjetër nga punonjësit e policisë.

Jam këtu për të ndarë dhimbjen me familjarët e Enea Mekollit, i cili humbi jetën gjatë operacionit. Në orën 7:30 të mëngjesit, forcat policore kanë mbërritur ku strehohej ky person. Ky person ishte i dënuar me 9 vite nga Gjykata e Korçës, ndërsa në vitin 2011 i ishte caktuar masa arrest me burg për kultivimin e lëndëve narkotike.

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, punonjësit e policisë kanë shkëmbyer zjarr, ku mbeti i plagosur edhe i kërkuari. Për të ishin caktuar edhe operacione të tjera, por nuk ishte bërë e mundur arrestimi i tij.

Kam urdhëruar drejtorinë e Përgjithshme për të nisur një hetim për punën që është bërë për të kapur këtë person. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor.

I shpreh ngushëllimet për familjen e Enea Mekollit dhe shërim të shpejtë për kolegun tjetër.

Ata që sulmojnë punonjësit e policisë, do të ndëshkohen maksimalisht. Gjaku i Eneas nuk do të harrohet kurrë.

Kur është kryer operacioni nuk kam pasur dijeni, ky operacion është kryer nga Policia e Korçës.

Punonjësit e policisë janë të gjithë të trajnuar, edhe në këtë rast kanë qenë shërbimet më të specializuara siç janë “Shqiponja”. Në gjykimin e drejtuesve të Drejtorisë Korçë, këto kanë qenë strukturat.

Kanë qenë 40 forca policie. Të gjithë kanë qenë me jelek antiplumb, por arma kallashnikov që ka përdorur autori e ka çarë edhe antiplumbin.

Patjetër që duhet të bëhet më e mira në këtë drejtim”, tha Hita.

Artikujt e fundit

Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj...

Violand Braçellari është autori i ngjarjes së rëndë në fshatin Lozhan të zonës së...

I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet

Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë...

Operacioni për kapjen e Violand Braçellarit, përfundoi me një efektiv të vrarë dhe një të plagosur! Hita mbërrin në policinë e Korçës

Drejtori i Policisë Skënder Hita ka mbërritur në ambientet e drejtorisë së Policisë së...

Më shumë

Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj...

Violand Braçellari është autori i ngjarjes së rëndë në fshatin Lozhan të zonës së...

I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet

Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë...