BallinaVendiKronikëKapet me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari nga Lezha

Kapet me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari nga Lezha

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 31-vjeçar nga Lezha është arrestuar nga policia pasi u kap duke qarkulluar i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak.

Operacioni i koduar “Black 2” u finalizua në rrethrrotullimin e Rinasit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti në një çantë dore një armë zjarri pistoletë me krehër me municion, të cilat u sekuestruan si prova materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Black 2”.

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet në rrethrrotullimin e Rinasit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, një 31-vjeçar nga Lezha.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, bazuar në informacionet operative për një shtetas që qarkullonte i armatosur, në kuadër të operacionit policor të koduar “Black 2”, e lokalizuan atë në rrethrrotullimin e Rinasit, ku e kapën dhe e arrestuan në flagrancë shtetasin T. M., 31 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ai qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën në një çantë dore një armë zjarri pistoletë, me një krehër me municion. Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”.

Artikujt e fundit

Elbasan, digjen dy makina gjatë natës, “Audi” dhe “Volkswagen” në pronësi të Egli Hazisllarit

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, në një ngjarje që...

Theu këmbën dhe mbeti i bllokuar në Kanionet e Gjipesë, shpëtohet turisti 45-vjeçar nga Rumania

Pësoi dëmtime dhe mbeti i bllokuar në thellësi të Kanioneve të Gjipesë, Policia e...

Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë 62-vjeçari i burgosur, dyshohet se…

Një i burgosur 62-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se ka pasur komplikacione shëndetësore. Në...

Arrihet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, tashmë vetëm një ndalesë në pikat doganore mes dy vendeve

Arrihet marrëveshja ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të lehtësuar kalimin ndërkufitar...

Më shumë