BallinaVendiSocialeKapet peshku 27 kg në ujërat e Vlorës, peshkatari ‘luftoi’ 30 minuta...

Kapet peshku 27 kg në ujërat e Vlorës, peshkatari ‘luftoi’ 30 minuta për ta nxjerrë nga deti

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një peshk gof me peshë rreth 27 kilogramë është kapur paraditen e sotme në ujërat e Vlorës nga peshkatari me shtizë Armando File.

50-vjeçari ishte zhytur në zonën e njohur si Spitaliera, pranë Radhimës, në afërsi të anijes italiane të mbytur, kur hasi një tufë peshqish Gof. Sipas tij, ai arriti ta godasë njërin prej tyre në pjesën e kokës me shtizë, por iu deshën mbi 30 minuta për ta nxjerrë në sipërfaqe për shkak të përmasave të mëdha.

Pas nxjerrjes nga deti, peshku u transportua në qendrën e peshkimit në Radhimë.

Kjo nuk është hera e parë që Armando Fili bëhet i njohur për kapjen e një peshku të përmasave të mëdha. Pak kohë më parë ai tërhoqi vëmendjen pasi kapi një tjetër gof gjigant në zonën e Lungomares, pamje që u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë