BallinaRajoni & Bota“Këtu ka vetëm Maqedoni, le ta mësojnë të gjithë”/ Forcat e RMV...

“Këtu ka vetëm Maqedoni, le ta mësojnë të gjithë”/ Forcat e RMV provokojnë para protestës për gjuhën shqipe, studenti organizator: Rastësi apo paralajmërim?

Publikuar më

spot_imgspot_img

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës së paralajmëruar për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar pas pamjeve që tregojnë një paradë të një formacioni të policisë speciale në lagjet urbane të Kumanovës, vetëm dy ditë para protestës së planifikuar për të hënën.

Në pamjet e bëra virale, shihen forcat speciale maqedonase teksa kryejnë stërvitjen në rrugë dhe thërrasin: “Këtu ka vetëm Maqedoni, le ta mësojnë të gjithë”.

Në një reagim publik, Iseni ngriti dyshime nëse kjo paradë me brohoritje nacionaliste ishte një rastësi apo një mesazh kërcënues ndaj studentëve dhe organizimit të protestës.

“Dy ditë para protestës së studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe, një tog i policisë speciale të RMV-së parakalon me brohoritje nacionaliste nëpër Kumanovë. Pyetja që lind është nëse kjo është një rastësi apo një paralajmërim. Përgjigjja jonë është e qartë: ne do të vazhdojmë çdo formë paqësore dhe demokratike për realizimin e së drejtës sonë legjitime – Gjuha shqipe zyrtare”, shkroi Iseni.

Ai rikujtoi historinë e lëvizjeve studentore gjatë periudhës jugosllave, duke theksuar se çdo tentativë për shtypje e bënte kauzën më të fortë, dhe shtoi se diversiteti kulturor ka qenë gjithmonë një vlerë e shtuar për vendin.

“Kohezionin ndëretnik shpesh e kanë rrezikuar pikërisht ata që duhet ta kultivojnë – shteti. Le të kujdesemi për një shtet të ndershëm dhe demokratik për të gjithë, duke ruajtur orientimin Euro-Atlantik të vendit. Shqipja do të bëhet, se s’bën ndryshe”, përfundoi Iseni.

Protesta e studentëve për gjuhën shqipe është caktuar për ditën e hënë dhe organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje të gjerë dhe respektim të mënyrës paqësore.

Artikujt e fundit

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz, autorët marrin bizhuteri dhe largohen

Grabitje në një argjendari në qendër të Kamzës. Autorët janë futur brenda ambienteve të objektit dhe,...

Novruz Cenalia rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve, Lamallari: Drejtësia të jetë në lartësinë e përgjegjësisë që ka!

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së...

KE mbështet qendrat e emigrantëve në stilin e Shqipërisë, Meloni: Po shndërrohet gradualisht në një model europian

Kryeministrja italiane Gorgia Meloni ka deklaruar se “Deklarata e Kishinaut”, e miratuar nga 46...

Shpërndante kokainë me motor, arrestohet i riu shqiptar në Itali. Drogën e fshihte në karikues telefoni

Karabinierët e qytetit të Cesena kanë vënë në pranga një 23-vjeçar shqiptar, i dyshuar...

Më shumë