BallinaVendiAktualitetKontrollet në det, Policia Kufitare Sarandë gjobit 20 mjete lundruese për shkelje

Kontrollet në det, Policia Kufitare Sarandë gjobit 20 mjete lundruese për shkelje

Publikuar më

spot_imgspot_img

Në vijimësi të punës së përditshme gjatë sezonit turistik, Policia Kufitare e Sarandës organizoi ditën e martë dhe vijon një plan operacional për kontrollin e paligjshmërisë tek mjetet lundruese.

Në qendër të operacionit është kontrolli i mjeteve lundruese turistike, jet ski-ve dhe skafeve, që përfshin hapësirën detare nga Qeparoi deri në Katoet.

Gjatë kontrolleve për paligjshmëri, deri tani janë vendosur 20 gjoba me shifra të ndryshme, sipas shkeljeve të evidentuara, si: mosmbajtja e dokumentacionit të mjetit në bord, mospajisja e udhëtarëve me jelek shpëtimi, mungesa e mjeteve të ndihmës së shpejtë etj.

Në këtë operacion kontrolli marrin pjesë 7 mjete lundruese, jet ski dhe skafe të policisë, si dhe 32 forca policie shtesë, përveç atyre të shërbimit normal.

Në rajonin nga Qeparoi deri në Katoet, që kontrollohet nga Policia Kufitare Sarandë, numërohen rreth 350 mjete lundruese turistike aktive në det gjatë këtij sezoni.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë