Një tren që transporton naftë drejt Vlorës po ngre pikëpyetje mbi destinacionin dhe përdorimin e kësaj pasurie natyrore.
Sipas materialeve të publikuara në rrjetet sociale, treni kryen dy lëvizje në ditë, një në mëngjes dhe një në mbrëmje, duke transportuar naftë drejt zonës së Petroliferës në Vlorë.
Pamjet kanë rikthyer pyetjen që prej vitesh shoqëron sektorin e hidrokarbureve në vend: ku përfundon nafta e nxjerrë në Shqipëri?
Sa prej saj eksportohet? Ku dërgohet? Si menaxhohet dhe çfarë përfitimi ka vendi nga shfrytëzimi i saj?
Nafta është një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë dhe çdo informacion mbi prodhimin, transportin dhe destinacionin e saj mbetet me interes publik.
Pikërisht për këtë arsye, lëvizja e rregullt e ngarkesave drejt Vlorës ngre nevojën për më shumë transparencë mbi zinxhirin e transportit dhe tregtimit të naftës shqiptare.



