Monika Lubonja ka reaguar për herë të parë pas publikimit të videove intime me kompozitorin Adrian Hila.
Me anë të një postimi në Instagram, ajo ka bërë me dije se ka bërë një denoncim në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për fyerje dhe ndërhyrjes së padrejtë në jetën private.
Ajo shton se nuk ka patur dijeni dhe nuk ka dhënë pëlqimin e saj për regjistrimit të videove, ndërsa tha se nuk “turpërohet për dashurinë që ka dhënë”.
“Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.
Kërkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zhbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime.
Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhenë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.
Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime.
Opinionit publik i kërkoj të mos e ktheje dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu
të pabesë.
I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund.
Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ja fal askujt që përdori jetën time! Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë.
Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj”, shkruan Monika Lubonja.



