BallinaUncategorizedKufizimi i praktikës së ‘arrestit me burg’, Gjykata e Lartë zbardh vendimin:...

Kufizimi i praktikës së ‘arrestit me burg’, Gjykata e Lartë zbardh vendimin: Është masa e fundit që jepet, duhet të shqyrtohen më parë masat më pak rënduese

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata e Lartë e Shqipërisë, ka zbardhur pas rreth dy muajsh vendimin e shpallur për unifikimin e praktikës mbi masat e sigurisë, duke sjellë ndryshime të pjesshme në mënyrën e aplikimit të “arrestit në burg”.

Në bazë të këtij vendimi, do të lehtësohet praktika për ‘arrest në burg’ për gjykatën, ndërsa prokurorët duhet të argumentojnë masën.

Sipas vendimit, gjykata ka detyrimin të japë arsyetim konkret se përse masat alternative janë të papërshtatshme për t’u aplikuar në një rast të caktuar, përpara se të vendosë “arrestin në burg”. Në lidhje me rrezikshmërinë, Kolegjet theksojnë se gjykatat duhet të bëjnë një analizë të plotë të personalitetit të personit, rrethanave dhe sjelljes së tij.

Gjykata thekson se arresti në burg është masa më e rëndë e sigurimit dhe mund të caktohet vetëm kur çdo masë tjetër rezulton e papërshtatshme.

“Masa e sigurimit personal e “arrestit në burg”, konsiderohet, sipas përcaktimit të paragrafit të parë, të nenit 230 të KPP, si masa e fundit/extrema/ultima ratio, e cila mund të vendoset vetëm kur, çdo lloj mase tjetër rezulton e papërshtatshme për të garantuar nevojat e sigurimit të procedimit penal. Këto nevoja sigurimi identifikohen në përcaktimet e pikës së tretë (të paktën njërit prej tyre) të nenit 228 të KPP, të cilat nuk mund të garantohen/plotësohen nga asnjë lloj mase tjetër e ndryshme nga kjo masë kufizuese e lirisë, “arresti në burg””, thuhet në vendimin e zbardhur.

Një tjetër pikë e rëndësishme e këtij vendimi është edhe detyrimi që ka gjykata të analizojë masat alternative. Nuk mjafton të thuhet se arresti në burg është i përshtatshëm por Gjykata duhet të shpjegojë pse masat e tjera, si arresti në shtëpi, detyrimi për paraqitje ose garancia pasurore, nuk janë të mjaftueshme.

“Gjykata ka detyrimin të shqyrtojë realisht masat e tjera më pak kufizuese të lirisë personale dhe të arsyetojë shprehimisht përse ato nuk janë të mjaftueshme në rastin konkret. Ky arsyetim duhet të jetë i shprehur, i individualizuar dhe i mbështetur në fakte e rrethana të posaçme të çështjes, duke pasqyruar qartë rrezikun konkret, sipas nenit 228, pika 3, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe domosdoshmërinë, përshtatshmërinë dhe proporcionalitetin e kufizimit të lirisë, në përputhje me standardet kushtetuese dhe konventore.”, citon më tej vendimi i zbardhur i Gjykatës së Lartë.

Artikujt e fundit

Kanye West në Tiranë më 11 korrik, Rama publikon video nga punimet në stadiumin e ngritur enkas për koncertin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet në realizimin e stadiumit, të ngritur...

Ish-zyrtari i lartë shpallet fajtor për ryshfet me vlerë 325 milionë dollarë, Kina e dënon me vdekje/ Gjykata: Rast jashtëzakonisht serioz

Një gjykatë në qytetin Changzhou të Kinës ka dënuar me vdekje ish-zyrtarin e lartë...

Arrest me burg për Granit Pepnikën, dyshohet si drejtues i skemës së mashtrimit online me dëm 50 milionë euro

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Granit Pepnikën,...

Ndryshime në ligjin “Antimafia”/ Debat në kuvend për pasuritë e sekuestruara, dyshime se u kthehen personave të goditur

Pavarësisht luftës në rritje të institucioneve të reja të drejtësisë për të goditur pasuritë...

Më shumë

Kanye West në Tiranë më 11 korrik, Rama publikon video nga punimet në stadiumin e ngritur enkas për koncertin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet në realizimin e stadiumit, të ngritur...

Ish-zyrtari i lartë shpallet fajtor për ryshfet me vlerë 325 milionë dollarë, Kina e dënon me vdekje/ Gjykata: Rast jashtëzakonisht serioz

Një gjykatë në qytetin Changzhou të Kinës ka dënuar me vdekje ish-zyrtarin e lartë...

Arrest me burg për Granit Pepnikën, dyshohet si drejtues i skemës së mashtrimit online me dëm 50 milionë euro

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Granit Pepnikën,...