BallinaRajoni & BotaKush është kardiologu që rrëzoi Vuçiçin pas 14 vitesh pushtet? Ilija Srdanoviç,...

Kush është kardiologu që rrëzoi Vuçiçin pas 14 vitesh pushtet? Ilija Srdanoviç, fytyra e re e politikës serbe

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është figura që kryesoi Listën Studentore drejt një fitoreje historike në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, duke i dhënë fund dominimit 14-vjeçar të forcës politike të Aleksandar Vuçiçit.

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar rreth 52% të votave, ndërsa projeksionet më të fundit i japin rreth 140 nga 250 mandatet në Parlamentin serb.

Vetë Vuçiçi ka pranuar humbjen, duke konfirmuar se forca e tij politike është renditur pas Listës Studentore.

Fitorja shënon një kthesë të rëndësishme politike për Serbinë, pas gati dy vitesh protestash të udhëhequra nga studentët kundër korrupsionit dhe për përgjegjësi institucionale.

Kush është Ilija Srdanoviç?

I lindur në vitin 1970 në Novi Sad, Srdanoviç ka ndërtuar një karrierë të gjatë në mjekësi. Ai është specialist i kardiologjisë dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Novi Sadit.

Prej vitit 1997 punon në Institutin për Sëmundjet Kardiovaskulare të Vojvodinës, ndërsa nga viti 2018 është angazhuar edhe në mësimdhënie universitare.

Emri i tij u bë i njohur për publikun e gjerë përmes mbështetjes së protestave studentore, ku mori pjesë dhe mbajti fjalime në përkrahje të kërkesave të të rinjve.

Në shtator 2026, ai u prezantua si emri i parë i Listës Studentore, një lëvizje që synonte ndryshimin e mënyrës së qeverisjes në Serbi.

Srdanoviç ka theksuar se nuk e konsideron veten udhëheqës të vetëm të lëvizjes, por një përfaqësues mes të barabartëve, të zgjedhur nga studentët.

Në qendër të angazhimit të tij qëndrojnë reformat institucionale, përmirësimi i sistemit shëndetësor dhe përgjegjësia e institucioneve ndaj qytetarëve.

Lëvizja studentore mori përmasa masive pas tragjedisë së nëntorit 2024 në Novi Sad, ku shembja e strehës së stacionit hekurudhor shkaktoi vdekjen e 16 personave.

Ngjarja nxiti protesta të vazhdueshme, me studentët që kërkuan zbardhjen e përgjegjësive dhe luftë kundër korrupsionit.

Pas shpalljes së fitores, Srdanoviç deklaroi se Serbia kishte fituar dhe se vendi duhej të ecte drejt një të ardhmeje më të mirë.

Nga mjek dhe pedagog universitar, Ilija Srdanoviç është kthyer në një nga figurat më të rëndësishme të ndryshimit politik në Serbi, ndërsa fitorja e Listës Studentore hap një kapitull të ri për vendin.

spot_img

Artikujt e fundit

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e aeroportit të Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai është thirrur për...

TRAGJEDI në Pejë, gruaja gjendet e vdekur vetëm dy orë pasi raportoi në polici dhunë në familje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Vitomiricë të Pejës,...

“Arritje historike”/ Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në zgjedhjet në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin

Koalicioni Shqiptar është drejt sigurimit të dy mandateve në Kuvendin e Serbisë, ndërsa mbetet...

Më shumë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e aeroportit të Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai është thirrur për...

TRAGJEDI në Pejë, gruaja gjendet e vdekur vetëm dy orë pasi raportoi në polici dhunë në familje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Vitomiricë të Pejës,...