BallinaKosovaTRAGJEDI në Pejë, gruaja gjendet e vdekur vetëm dy orë pasi raportoi...

TRAGJEDI në Pejë, gruaja gjendet e vdekur vetëm dy orë pasi raportoi në polici dhunë në familje

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku një grua është gjetur pa shenja jete, vetëm pak orë pasi kishte raportuar në polici për dhunë në familje.

Bëhet me fjalë, se viktima është Arlinda Zekaj nga Vitomirica e Pejës, e cila dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Sipas raportimeve paraprake, i dyshuari për vrasjen është kunati i saj, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Autori i dyshuar i vrasjes

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Personi i dyshuar për rastin e dytë (i cili dyshohet se është kunati i saj) ndodhet në arrati. Rreth orës 19:00, Stacioni Policor në Pejë është njoftuar për një rast të dhunës në familje, i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, në Pejë. Viktima është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar. Po ashtu, është arrestuar dhe intervistuar edhe personi i dyshuar (bashkëshorti i viktimës), i cili është ndalur në mbajtje për 48. Viktima, me vullnetin e saj, është dërguar në shtëpinë e saj në fshatin Vitomiricë. Rreth orës 21:10, jemi njoftuar se e njëjta është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, njofton policia.

Rasti merr një kthesë edhe më shqetësues për faktin se vetëm tre ditë para ngjarjes, viktima i kishte dërguar një letër kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, ku kishte shprehur pakënaqësinë e saj lidhur me mënyrën se si po trajtohej rasti i saj nga zyrtarët përgjegjës. Në letrën e saj, ajo kishte paralajmëruar për rrezikun që ajo kishte.

“Uroj që të mos detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar ajo në letër.

Ajo kishte kërkuar gjithashtu hetime për të gjithë zyrtarët përgjegjës, duke përfshirë edhe ata të Qendrës për Punë Sociale.

“Kjo është shpresa ime e fundit”, kishte shkruar ajo.

Lidhur me këtë çështje, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se pas pranimit të parashtresës së viktimës, është angazhuar një prokuror për trajtimin e pretendimeve të saj.

“Pas pranimit dhe shqyrtimit të parashtresës, Kryeprokurorja, në kuadër të kompetencave ligjore, ka urdhëruar regjistrimin e saj për trajtim nga prokurori kompetent, me qëllim të vlerësimit të pretendimeve në aspektin e përgjegjësisë penale, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar””, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Më pas bëhet e ditur se “parashtresa u është përcjellë për trajtim urgjent autoriteteve përkatëse institucionale, përfshirë Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, Gjykatën Themelore në Pejë, Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrën për Punë Sociale, me kërkesën për shqyrtimin e pretendimeve dhe verifikimin e lëshimeve eventuale apo veprimeve të zyrtarëve përkatës, brenda përgjegjësive të tyre institucionale”.

spot_img
Buriminewsbomb

Artikujt e fundit

“Arritje historike”/ Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në zgjedhjet në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin

Koalicioni Shqiptar është drejt sigurimit të dy mandateve në Kuvendin e Serbisë, ndërsa mbetet...

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, vendos tavolinën prej guri para Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish thirrjen për dialog me studentët, por me një...

Shenim nga Albania Today/Plagën e madhe të urrejtjes, si do ta kurojmë?!

Kur trazirat të mbarojnë dhe të kthehemi në normalitet, padyshim se do të bëjmë...

Më shumë

“Arritje historike”/ Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në zgjedhjet në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë edhe për të tretin

Koalicioni Shqiptar është drejt sigurimit të dy mandateve në Kuvendin e Serbisë, ndërsa mbetet...

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, vendos tavolinën prej guri para Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish thirrjen për dialog me studentët, por me një...

Shenim nga Albania Today/Plagën e madhe të urrejtjes, si do ta kurojmë?!

Kur trazirat të mbarojnë dhe të kthehemi në normalitet, padyshim se do të bëjmë...