BallinaVendiKronikëLëvizte i armatosur me pistoletë/ Në pranga 30-vjeçari në Sarandë, sekuestrohet arma...

Lëvizte i armatosur me pistoletë/ Në pranga 30-vjeçari në Sarandë, sekuestrohet arma dhe fishekët

Publikuar më

spot_imgspot_img

Lëvizte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një krehër me fishekë dhe automjeti.

Në vijim të kontrolleve intensive dhe punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë siguruar informacion për një shtetas që lëvizte i armatosur, në qytet.

Bazuar në këto informacione, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin e dyshuar, D. Z..
Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë