BallinaSportMagji e Leo Messit! Tripletë historike ndaj Algjerisë, “pleshti” e nis me...

Magji e Leo Messit! Tripletë historike ndaj Algjerisë, “pleshti” e nis me show Botërorin e Argjentinës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Lionel Messi ishte protagonisti absolut i ndeshjes së parë të Argjentinës në Botërorin 2026, duke realizuar një tripletë spektakolare në fitoren 3-0 ndaj Algjerisë dhe duke shkruar një tjetër faqe historie me fanellën e “Albiceleste”.

Kapiteni argjentinas hapi serinë e golave në minutën e 17-të me një supergoditje nga distanca, që la të palëvizur portierin kundërshtar.

Messi nuk u ndal me kaq. Në minutën e 60-të, pas një goditjeje të Alexis Mac Allister të pritur nga portieri Zidane, “pleshti” shfrytëzoi topin e kthyer dhe e dërgoi në rrjetë për golin e dytë personal.

Vetëm 16 minuta më vonë erdhi edhe kryevepra e tretë. Topi përfundoi te Messi në hyrje të zonës dhe ylli argjentinas goditi menjëherë me të majtën, duke e vendosur sferën në cepin e portës për të vulosur tripletën dhe rezultatin përfundimtar 3-0.

Përveç triumfit të Argjentinës, kjo ishte edhe një mbrëmje historike për Messin. Me tre golat ndaj Algjerisë, legjenda argjentinase barazoi rekordin e Miroslav Kloses si golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës.

Rezultati:

Argjentinë 3-0 Algjeri

Messi 17’, 60’, 76’

Artikujt e fundit

“Kush refuzon Kodin Civil, të largohet nga detyra”/ Braçe ngre shqetësimin për regjistrimin e pronave: Kam kërkuar interpelancë me zv.kryeministren

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për zgjatjen e procesit të regjistrimit të...

Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

Në kohën kur prokuroria po heton ende zyrtarë të IMT dhe IKMT për të...

“Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin...

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqen disa tensione...

Më shumë