BallinaVendiAktualitetMë 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të...

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

Publikuar më

spot_imgspot_img

Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore pritet të nisë të hënën shqyrtimin e ndarjes së re administrative-territoriale, sipas variantit të propozuar nga Partia Socialiste.

Drafti i mazhorancës parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, duke bërë që 15 bashki të humbasin statusin si njësi të pavarura dhe t’u bashkohen bashkive fqinje.

Nisma është depozituar në Kuvend më 31 korrik dhe ndërkohë janë zhvilluar konsultime me njësitë vendore dhe qytetarët.

Për miratimin e hartës së re nevojiten të paktën 84 vota në Kuvend. Pikërisht sigurimi i tyre pritet të jetë një nga sfidat e mazhorancës, pasi ndryshimet kanë shkaktuar pakënaqësi edhe brenda radhëve socialiste.

Në disa prej 15 bashkive që rrezikojnë të humbasin statusin, këshilltarë të majtë dhe të djathtë janë bashkuar kundër ndryshimit të hartës, por pa arritur ta ndalin procesin.

Votimi në Kuvend parashikohet për 8 tetor, pas rreth tre javësh shqyrtime parlamentare.

Kjo do të ishte hera e dytë gjatë qeverisjes së Edi Ramës që Shqipëria ndryshon ndarjen administrative-territoriale, pas reformës së vitit 2014.

Edhe këtë herë palët mbeten larg konsensusit. Partia Socialiste propozon 46 bashki, ndërsa opozita kërkon rreth 100 njësi vendore.

spot_img

Artikujt e fundit

Tragjedia me 69 viktima në Spanjë, jep dorëheqjen ministri i Transportit pas përplasjes të trenave

Ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, gjashtë ditë...

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së në Kulladër...

Janë identifikuar edhe mbetjet mortore të tre personave të “Grupit të Intelektualëve”. Kryeministri i Kosovës,...

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën...

Agron Shehaj i bindur për zgjedhjet lokale: Koalicioni mes përfaqësuesve të protestës dhe partitë e reja, fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka shprehur se nëse do të ndodhte një...

Më shumë