BallinaVendiKronikë“Më tha se po e kërcënonin”/ Në kërkim për vrasjen e Eglant...

“Më tha se po e kërcënonin”/ Në kërkim për vrasjen e Eglant Koçit, çfarë deklaroi në polici Armand Shakaj dy ditë pas kallëzimit të familjarëve të 34-vjeçarit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Prokuroria e ka regjistruar zhdukjen e Eglant Koçit për veprën penale të vrasjes dhe për këtë krim është shpallur në kërkim Armand Shakaj.

Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se nga seanca ku u shqyrtua masa e sigurisë, prokurori ka deklaruar se Shakaj është marrë në pyetje nga Policia e Tiranës dy ditë pas kallëzimit të bërë nga familjarët e Eglant Koçit.

“E kam njohur Eglant Koçin prej kohësh, pasi nëna e tij ka punuar më herët si sanitare”, mësohet të ketë deklaruar i dyshuari. Duke u shfaqur i shqetësuar për zhdukjen e tij, ai ka pretenduar se e kishte takuar Koçin më 3 qershor, një ditë para zhdukjes, dhe se nuk kishte dijeni për fatin e tij.

“Ai më kishte treguar muajin e fundit (maj) se kishte shqetësime dhe kërcënime që lidheshin me aktivitetin e call center-ave, por më shumë nuk di, pasi nuk më ka thënë gjë tjetër”, ka deklaruar Shakaj.

Pasi është marrë në pyetje dhe ka dhënë dëshminë e tij, ai është lënë fillimisht i lirë. Më pas, pas verifikimit të pamjeve të kamerave të sigurisë në lokalin e tij, që ndodhet pranë Ministrisë së Jashtme, emri i tij është përfshirë në listën e personave të shpallur në kërkim.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë