BallinaVendiAktualitetMediat greke: Jared Kushner mund të tërhiqet nga projekti në Sazan, po...

Mediat greke: Jared Kushner mund të tërhiqet nga projekti në Sazan, po shqyrton investime në Mykonos

Publikuar më

spot_imgspot_img

Sipas një artikulli të publikuar sot nga media greke Greek City Times, kompania e lidhur me biznesmenin amerikan Jared Kushner po përgatitet të tërhiqet nga projekti i shumëpërfolur turistik në ishullin e Sazanit. Media citon burime të Gazeta Journal, sipas të cilave investitorët po shqyrtojnë alternativa të tjera në rajon, ndërsa Greqia thuhet se ka ofruar kushte të favorshme për zhvillime luksoze në Mykonos.

Artikulli pretendon se projekti në Sazan është përballur me kundërshtime të forta publike, shqetësime mjedisore dhe hetime në Shqipëri, faktorë që mund të kenë ndikuar në rishikimin e planeve të investimit. Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga kompania e Kushner për një tërheqje përfundimtare nga projekti.

Lajmi vjen në një kohë kur projekti i Sazanit dhe ai në Zvërnec kanë nxitur protesta dhe debat të gjerë publik në Shqipëri. Ndërkohë, raportime të tjera të ditëve të fundit tregojnë se autoritetet shqiptare po vazhdojnë procedurat për zhvillimin e projektit në Sazan, çka krijon paqartësi mbi të ardhmen e investimit.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë