BallinaVendiKronikëMerr fund arratia e Gerd ‘Gjeneralit’, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim...

Merr fund arratia e Gerd ‘Gjeneralit’, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gerd Gjinarari, i njohur ndryshe si Gerd Gjenerali dhe i konsideruar si një nga figurat më të spikatura të botës së krimit në Shqipëri, është vënë në pranga nga autoritetet belge.

Gjinarari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm nga drejtësia italiane për eliminimin e Naim Zyberit, një tjetër emër i njohur i botës krimit në Tiranë gjatë viteve ’90.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në vitin 1997 në ambientet e një spitali në Milano, ku Zyberi ndodhej për kurim.

Hetimet zbuluan se Gjinarari, së bashku me Arben Grorin, arritën të futeshin në dhomën e tij duke u shtirur si familjarë të të plagosurit. Ata e kryen ekzekutimin duke përdorur një armë zjarri, të cilën e mbanin të fshehur në një buqetë me lule. Gjykata italiane e dënoi Gjinararin me burgim të përjetshëm për këtë krim, ndërsa në vitin 2014 ai u ekstradua drejt Shqipërisë për të vuajtur këtë dënim.

Në vitin 2019, Gjykata e Korçës vendosi ta lironte atë me kusht, një hap që provokoi debate të shumta dhe reagime të ashpra në publik. Ky vendim u përmbys më vonë nga Gjykata e Apelit, e cila urdhëroi që ai të kthehej në qeli për të shlyer pjesën e mbetur të dënimit të përjetshëm. Megjithatë, Gjinarari iu shmang ekzekutimit të këtij vendimi dhe u largua, duke u shpallur në kërkim ndërkombëtar. Tashmë, pas prangosjes së tij në Belgjikë, pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...