Sot, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit zbret në fushë në Varshavë për një nga ndeshjet më të rëndësishme, përballë Kombëtarja e Polonisë në Futboll, me synimin për të mbajtur gjallë ëndrrën botërore.
Në stadiumin PGE Narodowy, ku pritet një atmosferë elektrizuese, kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho do të përballen me një sfidë të vështirë, edhe për shkak të mungesave në repartin ofensiv. Megjithatë, siç është theksuar edhe nga vetë trajneri, në 90 minuta gjithçka mund të ndodhë.
Stadiumi me mbi 58 mijë vende është tashmë i mbushur plot, ndërsa vetëm një pjesë e vogël është në dispozicion të tifozëve shqiptarë.
Kjo përballje është vendimtare: në rast barazimi, loja do të shkojë në shtesa dhe ndoshta edhe në penallti. Ndërsa një fitore do t’i hapte rrugën Shqipërisë drejt një tjetër sfide të madhe përballë Ukrainës ose Suedisë.
Por sot, gjithë fokusi është te kjo ndeshje. Një natë ku mund të shkruhet historia.

