BallinaVendiKronikëNdërrojnë jetë njëri pas tjetrit dy oficerë policie të burgut 313, detajet...

Ndërrojnë jetë njëri pas tjetrit dy oficerë policie të burgut 313, detajet e para

Publikuar më

spot_imgspot_img

Dy oficerë policie të burgjeve kanë ndërruar jetë në burgun 313, njëri pas tjetrit.

Zog Muhametaj 62 vjeç lindur e banues në Tropojë, ka filluar për herë të parë në burgje më 2015 dhe në 2023 ka filluar në burgun Jordan Misja në Tiranë ku dhe shërben si specialist informacioni me gradën Komisar.

Rreth orës 21.36 min të mbrëmjes kur po ndërrohej turni ka qenë duke bërë instruktazhin e stafit që do merrte shërbimin dhe nga pyetja e dëshmitarëve atij i ka rënë të fikët. Është thirrur mjekja dhe infermierja e IEVP për 3 minuta dhe ka konstatuar që ka qenë pa puls, pra pa shenja jete. Menjëherë është dërguar urgjent me autoambulancë për në Spitalin Ushtarak duke e shoqëruar edhe infermieria e burgut.

Atje është tentuar për ta kthyer në jetë por fatkeqësisht nuk është bërë e mundur.

Janë dokumentuar me anë të kamerave të gjitha veprimet e stafit në IEVP.

Kur po kryheshin veprimet hetimore, Pëllumb Vrana, me detyrë teknik i kamerave, 62 vjeç, banues në Tiranë, në orën 24:00 gjendej në zyrën e Drejtorit të institucionit dhe po këqyrte kamerat bashkë me Drejtorin e Policisë, Shefin e Sektorit të SHKB dhe Shefin e Sektorit të Kamerave në Drejtorinë e Policisë.

Kanë qenë duke shikuar kamerat në zyrë dhe, në një moment, Pëllumbit i ka rënë të fikët, i është dhënë menjëherë ndihma nga të pranishmit dhe infermierja e institucionit dhe, pasi i ka ardhur pulsi, është dërguar menjëherë me ambulancën e institucionit te Urgjenca e QSUT dhe aty, rreth orës 01:00, ka humbur jetën.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...