BallinaVendiKronikëNdërtimet pa leje në Ksamil/ Apeli ndryshon masat e sigurisë, ‘detyrim paraqitje’...

Ndërtimet pa leje në Ksamil/ Apeli ndryshon masat e sigurisë, ‘detyrim paraqitje’ për dy oficerët e krimeve në Sarandë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masat e sigurisë për oficerët e krimeve të Komisariatit të Sarandës, Andi Duron dhe Ajdin Islamajn, duke zëvendësuar masën “arrest në shtëpi” me “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.

Më herët ndaj Andi Duros dhe Ajdin Islamajt ishte caktuar masa ‘arrest në shtëpi’, pasi ishin ndaluar nga AMP nën dyshimet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Sarandë e Ksamil.

Sipas vendimit të siguruar, të dy të dyshuarit do të duhet të paraqiten periodikisht pranë oficerit të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës, ndërsa është urdhëruar lirimi i tyre i menjëhershëm nga arresti në shtëpi, nëse ndaj tyre nuk është caktuar ndonjë masë tjetër sigurimi apo nuk ka vendim të formës së prerë.

Vendimi:

Miratimin e vendimit nr. 23-2026-798, datë 19.05.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me këtë ndryshim:

Caktimin ndaj të dyshuarit Andi Duro të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet i dyshuari Andi Duro të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, të hënën e parë të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dyshuarit Andi Duro nga “arresti në shtëpi” nëse ndaj tij nuk ka të caktuar ndonjë masë tjetër sigurimi arresti ose vendim dënimi me burgim të formës së prerë.

Caktimin ndaj të dyshuarit Ajdin Islamaj të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet i dyshuari Ajdin Islamaj të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, të hënën e parë të tretë të çdo muaji, ora 10.30.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dyshuarit Ajdin Islamaj nga “arresti në shtëpi” nëse ndaj tij nuk ka të caktuar ndonjë masë tjetër sigurimi arresti ose vendim dënimi me burgim të formës së prerë.

Urdhërohet prokuroria dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...