BallinaVendiPolitikëNdryshime në ligjin “Antimafia”/ Debat në kuvend për pasuritë e sekuestruara, dyshime...

Ndryshime në ligjin “Antimafia”/ Debat në kuvend për pasuritë e sekuestruara, dyshime se u kthehen personave të goditur

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pavarësisht luftës në rritje të institucioneve të reja të drejtësisë për të goditur pasuritë e vëna në rrugë kriminale, ato vijojnë të mbeten problem.

Për të thelluar luftën ndaj pasurive kriminale, por edhe për t’i vënë këto pasuri në përdorim, ligji “Antimafia” i është nënshtruar për herë të parë një kontrolli nga Kuvendi. Në Komisionin e Ligjeve, Ulsi Manja renditi të dhënat e përdorimit të këtij instrumenti kyç 15-vjeçar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Analiza tregon se ligji ka prodhuar rezultate konkrete, por jo në mënyrë të njëtrajtshme të në gjitha fushat ku përdoret. Është përdorur si duhet në krimin e organizuar dhe narkotikët, por sa i përket korrupsionit dhe përdorimit autonom, ky ligj mbetet pjesërisht i pashfrytëzuar”, shprehet Manja.

Raporti, i financuar nga Mbretëria e Bashkuar, dhe që mban autorësinë e një grupi ekspertësh të mbështetur nga ambasada britanike në Tiranë, evidenton dhe problematika, mes të cilave rreziku që pasuritë e konfiskuara të rikthehen në mënyrë të tërthortë te personat e goditur.

“Raporti evidenton nevojën për forcimin e mekanizmave të administrimit dhe ripërdorimit të pasurive të konfiskuara, përfshirë kontrollin paraprak të procesit të rishitjes”, shtoi Manja.

Ky shqetësim është ngritur dhe nga deputetë të majtë dhe të djathtë, në Komisionin e Ligjeve. Deputeti demokrat, Arjan Ndoja, ngriti dyshime për personat e tretë në mirëbesim, duke kërkuar ndryshime në ligjin antimafia.

“Personat e tretë një ditë të bukur gjenden të përballur para faktit se ndaj tyre ka ndodhur konfiskim, mos vallë duhet një ndryshim në lidhje me këtë”, u shpreh Ndoja.

Një shqetësim i tillë u evidentua edhe nga ligjvënësi socialist, Damian Gjiknuri, në seancën e të premtes, ku i pranishëm për raportim ishte dhe kreu i SPAK, Klodjan Braho.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, kërkoi që Agjencia e Sekuestrimit të Aseteve të forcojë kapacitetet e saj, jo vetëm për të standardizuar procedurat e trajtimit të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara, por duhet t’i vërë në përdorim.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...