BallinaVendiKronikëNë kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, arrestohet në Durrës Ergys...

Në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, arrestohet në Durrës Ergys Agasi! Operacionalja i vë prangat teksa lëvizte me makinë

Publikuar më

spot_imgspot_img

I shumëkërkuari nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, Ergys Agasi, është arrestuar ditën e sotme në Durrës.

Forcat Operacionale i kanë vënë prangat në zonën e Plepave, teksa ka qenë duke udhëtuar me automjet.

Agasi, sëbashku me biznesmenin Ermal Beqiraj dhe persona të tjerë janë nën hetim nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që manipulonte tenderët publikë.

Biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj janë të akuzuar për ‘grup të strukturuar kriminal’ dhe ‘manipulim me tenderët’ e ASHKI-t.

Ermal Beqiri u arrestua pak kohë më parë në Francë, teksa po udhëtonte me avionin e tij privat mbi një central bërthamor.

Lidhur me këtë çështje GJKKO ka pezulluar nga detyra edhe zv/drejtorin e Policisë së Tiranës Erion Ismailaj.

Po ashtu, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj u vendos nën masën e “arrestit shtëpisë”, ndërsa ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t Hava Delibashi u la në ‘detyrim paraqitje’ për shkak të shtatzënisë.

Agasi dhe Beqiraj, akuzohen gjithashtu se përmes heqjes së lirisë dhe shantazhit detyruan biznesmenin Gerond Meçe, të tërhiqej nga ankimimet për disa tenderë ku donin të dilnin fituese kompanitë e lidhura me ta.

Biznesmenit Ergys Agasi iu sekuestruan në total 29 prona, mes të cilave apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të njohura në Tiranë dhe Durrës, disa llogari bankare dhe kompaninë EA Solution.

Vetëm në Tiranë i janë sekuestruar 7 pasuri të llojit pyll dhe ndërtesave 1 dhe 2 katëshe në zonën e Petrelës, një pasuri e llojit truall në Lundër, si dhe 6 partamente dhe 7 garazhe.

Ergys Agasit i janë sekuestruar gjithashtu edhe disa pasuri në Durrës, mes të cilave sipërfaqe truall, një ndërtesë dhe një apartament.

Po ashtu, atij i janë sekuestruar edhe një tjetër truall dhe ndërtesë në bregdetin e Vlorës, në Gjilekë, një automjet Land Rover Defender 2023 si dhe tre llogari bankare. Në mesin e aseteve të sekuestruara është edhe një pjesë e “Equos Resort”.

spot_img

Artikujt e fundit

Tragjedia me 69 viktima në Spanjë, jep dorëheqjen ministri i Transportit pas përplasjes të trenave

Ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, gjashtë ditë...

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së në Kulladër...

Janë identifikuar edhe mbetjet mortore të tre personave të “Grupit të Intelektualëve”. Kryeministri i Kosovës,...

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën...

Agron Shehaj i bindur për zgjedhjet lokale: Koalicioni mes përfaqësuesve të protestës dhe partitë e reja, fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka shprehur se nëse do të ndodhte një...

Më shumë