BallinaVendiAktualitetNënkryetari i Bashkisë Korçë, Kletjon Kita, kërkon sqarime për kufirin e zhurmës...

Nënkryetari i Bashkisë Korçë, Kletjon Kita, kërkon sqarime për kufirin e zhurmës prej 45 dB(A)

Publikuar më

spot_imgspot_img

Nënkryetari i Bashkisë së Korçës, Kletjon Kita, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zbatimin e Udhëzimit të Përbashkët Nr. 2, datë 15.11.2023, të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Brendshme, “Për nivelin kufi të zhurmës për një mjedis të dhënë dhe për fushën e veprimtarive ekonomike-shoqërore”.

Në reagimin e tij, Kita shprehet se gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar biseda me përfaqësues të bizneseve në qytet, të cilët kanë ngritur shqetësime dhe kanë kërkuar më shumë informacion lidhur me zbatimin e udhëzimit.

Sipas tij, një nga çështjet kryesore të ngritura nga bizneset lidhet me bazën teknike dhe shkencore mbi të cilën është përcaktuar niveli kufi prej 45 dB(A).

“Ditët e fundit kam zhvilluar biseda me shumë biznese të qytetit, të cilat kanë ngritur shqetësime dhe kanë kërkuar më shumë informacion lidhur me ndryshimet e fundit të Udhëzimit nr. 2, datë 15.11.2023, ‘Për nivelin kufi të zhurmës për një mjedis të dhënë dhe për fushën e veprimtarive ekonomike-shoqërore’.

Një nga çështjet që është ngritur më shpesh lidhet me bazën teknike dhe shkencore mbi të cilën është përcaktuar niveli kufi prej 45 dB(A). Besoj se publikimi i studimeve, standardeve dhe metodologjisë që kanë shërbyer për hartimin e këtij udhëzimi do t’u shërbente institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve, duke krijuar më shumë qartësi dhe besim në zbatimin e tij”, shkruan Kita.

Kritikët e këtij qëndrimi vlerësojnë se kërkesa për sqarime nuk mund të trajtohet e shkëputur nga detyrimet që udhëzimi u ngarkon institucioneve vendore, përfshirë bashkitë dhe Policinë Bashkiake, në drejtim të kontrollit dhe garantimit të respektimit të niveleve të lejuara të zhurmës.

Udhëzimi nuk përcakton vetëm kufijtë e zhurmës dhe oraret e zhvillimit të aktiviteteve, por parashikon edhe përgjegjësi konkrete për strukturat vendore dhe institucionet e tjera përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e tij.

Në këtë kuadër, autorët e reagimit që kundërshton qëndrimin e nënkryetarit të Bashkisë së Korçës theksojnë se niveli prej 45 dB(A) nuk është një shifër e vendosur në mënyrë të rastësishme, por lidhet me standarde dhe rekomandime ndërkombëtare për mbrojtjen e shëndetit publik dhe kufizimin e ekspozimit ndaj ndotjes akustike.

Sipas tyre, referencat dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi zhurmën mjedisore përbëjnë një nga bazat kryesore shkencore mbi të cilat ndërtohen politikat dhe standardet për menaxhimin e ndotjes akustike.

Në vijim, pritet të publikohen referencat zyrtare dhe dokumentet përkatëse që lidhen me standardet ndërkombëtare të nivelit të zhurmës dhe bazën shkencore të kufijve të përcaktuar në udhëzimin e përbashkët të tre ministrive.

Artikujt e fundit

Të shtëna në Lezhë/ Shoferi i ‘Audi-t’ qëllon me armë zjarri drejtuesin e një makine tjetër, autori ende në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Fle pesë orë në ditë, ndoshta dhe më pak”, Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira i kam me Melonin, ndërsa...

Kryeministri Edi Rama është intervistuar nga Tik-Toker i njohur, Max Klymenko, gjatë samitit të...

Më shumë

Të shtëna në Lezhë/ Shoferi i ‘Audi-t’ qëllon me armë zjarri drejtuesin e një makine tjetër, autori ende në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Fle pesë orë në ditë, ndoshta dhe më pak”, Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira i kam me Melonin, ndërsa...

Kryeministri Edi Rama është intervistuar nga Tik-Toker i njohur, Max Klymenko, gjatë samitit të...