BallinaVendiKronikëNga dhunimi në grup te dyshimet për shantazh, hetimet në Fier zbulojnë...

Nga dhunimi në grup te dyshimet për shantazh, hetimet në Fier zbulojnë një tjetër pistë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Hetimet për rastin e dhunimit në grup të një vajze në Fier kanë marrë një tjetër zhvillim, pasi autoritetet po shqyrtojnë edhe dyshime për një skemë të mundshme shantazhi të lidhur me tre të dyshuarat.

Gjykata ka ndryshuar masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara. Për 15-vjeçaren është vendosur masa e mjekimit të detyruar, pasi dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. 19-vjeçarja është lënë në masën “arrest në burg”, ndërsa vajza tjetër do të vijojë me masën “arrest shtëpie”.

Paralelisht me hetimin për ngjarjen kryesore, prokuroria po verifikon edhe dyshimet se vajzat mund të kenë përdorur një skemë shantazhi përmes rrjeteve sociale. Sipas hetimeve paraprake, ato dyshohet se kontaktonin persona online, i joshnin për takime dhe më pas komunikimet apo pamjet e siguruara mund të përdoreshin për presion ndaj tyre.

Hetuesit po verifikojnë nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë dhe nëse ka pasur raste të tjera ku persona të ndryshëm mund të jenë shantazhuar pa bërë denoncim.

Një prej rasteve që po shqyrtohet lidhet me një efektiv policie, baba i dy fëmijëve, i cili dyshohet se është kontaktuar nga njëra prej vajzave. Sipas burimeve, ai nuk ka pranuar një takim në hotel, por është takuar me të në një lokal. Megjithatë, komunikimet mes tyre dyshohet se janë përdorur më pas për presion, duke i kërkuar që çështja e dhunimit të mbyllej.

Efektivi është përjashtuar nga Policia e Shtetit, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) po vijon verifikimet për të sqaruar rolin dhe përgjegjësitë e tij.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...