BallinaVendiKronikëNga makinat te shtëpitë dhe dyqanet/ Vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës,...

Nga makinat te shtëpitë dhe dyqanet/ Vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës, autor i 7 vjedhjeve gjatë muajit korrik

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia e Durrësit ka zbardhur 7 raste vjedhjesh gjatë muajit korrik.

Në pranga ka rënë autori i dyshuar, një 29-vjeçar banues në Durrës, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në banesa, automjete, një dyqan, një autobus dhe ka vjedhur edhe një biçikletë.

Durrës

Finalizohet operacioni i koduar “Lately”, zbardhen 7 vjedhje/tentativa për vjedhje, gjatë muajit korrik 2026.

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specilaistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, për zbardhjen e vjedhjeve, u bë e mundur zbardhja e 7 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të kryera gjatë muajit korrik 2026, si dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi:

-H. B., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:

-më datë 03.07.2026, ka tentuar të vjedhë në 2 banesa në lagjen nr. 6, Durrës;

-më datë 14.07.2026, ka vjedhur materiale të ndryshme në lagjen nr. 17, Durrës,

-më datë 15.07.2026, në lagjen “Sektor Rinia”, ka thyer xhamin e automjetit të një shtetaseje dhe ka vjedhur aty bizhuteri floriri dhe sende të tjera personale;

-më datë 18.07.2026, ka vjedhur një shumë lekësh dhe disa produkte në një dyqan në fshatin Rrashbull;

-më datë 20.07.2026, në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur vegla dhe materiale të ndryshme pune në një automjet;

-më datë 21.07.2026, i ka vjedhur portofolin një shtetaseje të huaj në autobus;

-më datë 22.07.2026, ka vjedhur një biçikletë në lagjen nr. 1, Durrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë