BallinaVendiKronikëNgjarja e rëndë në Maliq, efektivi i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale te Trauma!...

Ngjarja e rëndë në Maliq, efektivi i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale te Trauma! Ja si paraqitet gjendja e tij dhe e autorit Violand Braçellari

Publikuar më

spot_imgspot_img

Detaje të reja vijnë nga Spitali i Traumës në kryeqytet, ku po marrin trajtim mjekësor efektivi i policisë që mbeti i plagosur dhe autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se efektivi i plagosur në krye të detyrës, Edison Adri, 36 vjeç, i është nënshtruar një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale në pjesën e nofullës. Fatmirësisht, pas operacionit, gjendja e policit paraqitet stabël dhe nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve.

Nga ana tjetër, po te Trauma po merr trajtim mjekësor edhe autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Violand Braçellari. Sipas të njëjtave burime, Braçellari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do të vijojë të qëndrojë i shtruar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm për plagët e marra gjatë përplasjes.

Ndaj autorit është vendosur masë e rreptë sigurie nga efektivët e policisë në ambientet e spitalit, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje që tronditi opinionin publik.

Artikujt e fundit

Marokenët pushtojnë qytetin spanjoll/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

Kriza migratore në Ceuta ka marrë përmasa dramatike, me rreth 60 mijë persona që...

Netë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen

Vala e të nxehtit vijon të mbajë nën ndikimin e saj vendin tonë, me...

Lirimi nga burgu i Beqajt dhje largimi nga PD i Jola Hysajt, Berisha: Dëshmi se sistemin e drejtësisë e kontrollon Rama, disa persona shiten...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të sotëm me qytetarët në rrjetet sociale...

Më shumë