BallinaRajoni & Bota“Ngjyra e katërt” po vjen në semaforët në rrugët e Evropës, si...

“Ngjyra e katërt” po vjen në semaforët në rrugët e Evropës, si po e ndryshon e bardha trafikun

Publikuar më

spot_img

Një grup studiuesish ka propozuar shtimin e një ngjyre të re në semaforë – të bardhës – me qëllim përmirësimin e qarkullimit rrugor në epokën e automjeteve autonome. Ideja vjen nga një ekip kërkuesish në Universitetin e Karolinës së Veriut dhe bazohet në konceptin e “fazës së bardhë”, një sistem i ri komunikimi mes automjeteve dhe semaforëve përmes teknologjisë pa tel.

Sipas modelit të propozuar, drita e bardhë nuk do të zëvendësojë sinjalet ekzistuese (të kuqe, portokalli dhe jeshile), por do të funksionojë si shtesë. Ajo do të aktivizohet kur në një kryqëzim ka mjaftueshëm automjete autonome dhe do t’u tregojë shoferëve që të ndjekin automjetin përpara, duke lejuar koordinim automatik të trafikut.

Kur numri i automjeteve autonome është i ulët, sistemi do të kthehet automatikisht në funksionimin klasik të semaforëve.

Simulimet e kryera nga studiuesit tregojnë efekte pozitive në rrjedhën e trafikut. Sipas tyre, edhe me vetëm 10% automjete autonome, mbingarkesa në rrugë mund të ulet me rreth 3%. Në rastet kur kjo përqindje arrin 30%, reduktimi i trafikut mund të shkojë deri në 11%, ndërsa në mjedise më të avancuara teknologjikisht përfitimet mund të jenë edhe më të mëdha.

Megjithatë, projekti përballet me sfida të rëndësishme, kryesisht koston e lartë të infrastrukturës dhe nevojën për sisteme të avancuara komunikimi mes automjeteve dhe rrugëve.

Për këtë arsye, studiuesit sugjerojnë që fillimisht të kryhen testime pilot në zona të kontrolluara si kampuse universitare, porte apo qendra logjistike, përpara çdo zbatimi në rrjetet urbane.

Artikujt e fundit

Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

Shqiptarët po konsumojnë patate mjaft cilësore dhe me çmime të lira, një dukuri e...

Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ushqim për fëmijë HiPP, tërhiqet nga marketet

Alarm për sigurinë ushqimore në Austri, pasi në një kavanoz me ushqim për foshnje...

Pasi akuzoi Iranin për shkelje të marrëveshjes, Trump: Kemi qëlluar një anije me flamurin e tyre, tentoi të kalonte bllokadën detare

Presidenti Donald Trump tha të dielën se forcat amerikane qëlluan dhe sekuestruan një anije...

Të huajt “pushtojnë” bregdetin, apartamentet arrijnë 6 mijë euro/m², vilat deri në 3 milionë euro

Çmimet e shitjes për apartamentet në disa zona në bregdet kanë arritur në nivele...

Më shumë