BallinaVendiPolitikë“Nuk ka më hiq Lolin e vër Colin”, Rama për punonjësit e...

“Nuk ka më hiq Lolin e vër Colin”, Rama për punonjësit e administratës: Të gjithë në provim kombëtar! Rritjet në detyrë sipas meritës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pasditen e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama bëri me dije se punonjësit e administratës publike do të punësohen sipas të ashtuquajturës “Shkalla e Meritës”, e cila do të mundësojë ngritjen në detyrë sipas performancës së dhënë.  

I shoqëruar nga ministrja e Administratës Publike, Adea Pirdeni, Rama prezantoi planin e ri të transformimit për administratën shtetërore, fokusi i të cilës do të jetë vlerësimi i meritës dhe rritja e profesionalizmit në shërbimin ndaj qytetarëve.

Kryeministri zbuloi se kandidatët që synojnë të punësohen në administratë bëhet me dije se po ashtu do t’i nënshtrohen një provimi kombëtar unik, sipas modelit të Cambridge. Ata që arrijnë të kalojnë me sukses testimin do të pajisen me një certifikatë të vlefshme për 4 vite, e cila u mundëson pjesëmarrjen në konkurset për pozicionet në administratë. Ndërsa theksoi se ndërhyrja në sistemin e provimit dhe promovimit në administratë do jetë e pamundur.

“Provim kombëtar unik, ku kandidatët do të dëshmojnë njohuritë. Ky test do të bëhet së bashku me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, që po adopton modelin e provimeve të Cambridge. Ata që kalojnë marrin një certifikatë për 4 vite, që u mundëson të marrin pjesë në konkurrimin për pozicionin përkatës”, tha Rama në video-liven e tij.

Më tej Rama ceku se vlerësimi i punonjësve të administratës nuk mund t’u lihet vetëm në dorë drejtuesve, pasi dhe këta të fundit bëhet me dije se do të vlerësohen sipas rezultateve në punë.

“Nuk është garë për të parë sa drejtorë do të largohen nga detyra, as ushtrim për të ndryshuar emra, hiq Lolin apo vër Colin. Kërkesë për të parë se ku drejtimi ka prodhuar rezultate dhe ku ka prodhuar rutinë apo kosto. Aty ku ka profesionalizëm, duhet njohur dhe mbrojtur. Aty ku problemet përsëriten, duhet të ketë pasoja, pa cenuar kapacitetet dhe punën, por edhe procesin e negociatave me BE-në”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri zbuloi ditën e sotme se synohet dhe ngritja e një Regjistri Kombëtar të Talenteve, ku çdo qytetar që dëshiron të punojë në administratë mund të regjistrojë kandidaturën në kohë reale për vendet e lira dhe konkurset sipas profesionit.

spot_img
Buriminewsbomb

Artikujt e fundit

“Mund t’ju boshatisin llogaritë!”/ Qytetarët të rrezikuar, shtohen SMS-të mashtruese në emër të bankave. Policia bën lëvizjen e radhës

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një skemë mashtrimi kibernetik që po qarkullon...

Studentët në protestë edhe sot, futen nëpër auditorët e disa universiteteve, pas marshimit në Tiranë rikthehen te Kryeministria

Protesta ditën e sotme ka nisur në dyert dhe sallat e universiteteve. Studentë të Politeknikut...

Shënim i Albania Today/Toni Gogu ose duhet të përgenjështrojë lajmin, ose duhet të japë dorëheqjen!

Prej orësh po qarkullon në media një lajm, i bërë i ditur nga avokati...

Shqiptarët frenojnë shpenzimet, familjet druhen nga blerjet e mëdha. Bie besimi te ndërtimi dhe tregtia

Një blerje e madhe, një investim për shtëpinë apo edhe ndërrimi i makinës janë...

Më shumë