BallinaUncategorized“Opozita sjell hallet e veta në emër të tubimit”/ Balla i drejtohet...

“Opozita sjell hallet e veta në emër të tubimit”/ Balla i drejtohet protestuesve: Keni mandatuar gjë Sali Berishën si përfaqësuesin tuaj?

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, foli në një konferencë për mediat.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se opozita sjell në emër të tubimit hallet e veta, ndërsa shtoi se nuk e njeh Sali Berishën si përfaqësues të protestuesve.

“Opozita në emër të protestuesve kishte sjellë nja katër hallet e veta. Ndërkohë protestuesit kanë propozuar disa gjëra të tjera, që këta nuk i kishin fare. Mbi bazën e këtij argumenti, unë dhe kolegët e mi ja kemi bërë shumë të qartë që nuk e njohim partinë e Sali Berishës si partinë përfaqësuese të protestës. Edhe ata që janë organizatorët, t’i përgjigjen kësaj pyetje: a është partia e Sali Berishës pjesë e kësaj proteste? Partinë e Sali Berishës nuk e pranoj si përfaqësuese të protestës.

Mënyra se si ishte formuluar kërkesa, ishte që partia e Sali Berishës vinte në Kuvend që në emër të protestuesve kërkonte disa gjëra. Unë jam shumë serioz në vlerësimin e kërkesave dhe i mora me radhë. Në emër të protestuesve, partia e Sali Berishës kërkonte rrëzimin e qeverisë. I thashë që ju keni marrë përsipër që të sillni në Kuvend kërkesën e protestuesve për të rrëzuar qeverinë. E sillni dot Saliun si kandidat për kryeministër? Nuk po flasim për gjëra pa vlerë. Po flasim për rregulloren e Kuvendit. Kërkuan në emër të protestuesve rrëzimin e qeverisë. Bujrum i thashë. Sillni edhe kandidatin po të keni këllqe dhe hajde ta bëjmë debat.

Nuk e qas fare partinë e Sali Berishës si zëdhënëse të diskutimeve mbi protestën. Kjo parti, të paktën mbi këtë protestë, janë të vetmit në vend që nuk duhet të flasin. Ditën e parë, të dytë e të tretë kanë thënë që këtë protestë e ka bërë Edi Rama. Kjo parti është një parti që një Zot e di si ka përfunduar në këtë derexhe. Qasja ime dhe e kolegëve të mi ka një dimension etik dhe një dimension politik. Si në atë etik ashtu edhe në atë politik, nuk e qas Sali Berishën si përfaqësues të protestës. Dua t’i bëj një pyetje publike protestuesve: e keni mandatuar Sali Berishën si përfaqësuesin tuaj?”, u shpreh Balla.

Artikujt e fundit

IPARD, Gjykata Kushtetuese kalon çështjen për seancë plenare publike

Gjykata Kushtetuese kalon për seancë plenare publike çështjen për fondet IPARD. Më herët Grupi Parlamentar...

Skandali me të dhënat personale/ “Agi Kons” gjobitet me 35 milionë lekë. Ja shkeljet që ka kryer kompania

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka vendosur...

Më shumë

IPARD, Gjykata Kushtetuese kalon çështjen për seancë plenare publike

Gjykata Kushtetuese kalon për seancë plenare publike çështjen për fondet IPARD. Më herët Grupi Parlamentar...

Skandali me të dhënat personale/ “Agi Kons” gjobitet me 35 milionë lekë. Ja shkeljet që ka kryer kompania

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka vendosur...