BallinaVendiAktualitetPagat e magjistratëve, PS propozon rritje minimale pas vendimit të Kushtetueses

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje minimale pas vendimit të Kushtetueses

Publikuar më

spot_imgspot_img

Në limitin e afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe kur Kuvendi ka nisur zyrtarisht pushimet, dy deputetët socialistë Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli kanë rishikuar formulën e pagës së gjyqtarëve dhe prokurorëve duke propozuar rritjen me vetëm 0.02%.

Shtesat për korrigjimin e ligjit u dorëzuan më 30 korrik nga PS, që e quan detyrimin ndaj Kushtetueses të përmbushur. Një rritje më e lartë sipas deputetëve propozues do të krijonte hendek të thellë me pagat në nivel hierarkik duke tejkaluar Niko Peleshin, Edi Ramën apo Bajram Begaj.

Lidhur me koeficientin 0.38 është përcaktuar si rezultat i një vlerësimi të balancuar ndërmjet nevojës për forcimin e garancive materiale të pavarësisë së magjistratëve dhe detyrimit për të respektuar parimet e proporcionalitetit, qëndrueshmërisë dhe koherencës së sistemit të pagave në sektorin publik pasi magjistrati më i thjeshtë, në gjykatat e rrethit barazohet në pagë me kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, ose në koeficient në masën 0.91 të pagës së Presidentit.

Me këtë ndryshim nga 0.36 në 0.38, socialistët argumentojnë se rregullohen efektet e mënyrës së mëparshme që la pa prekur pagat e punonjësve të sistemit të drejtësisë, kur pagat në administratë patën ndryshim të dukshëm. Në relacionin e Bylykbashit dhe Kadelit shpjegohet se ky nivel konsiderohet i mjaftueshëm për të përmbushur objektivin e projektligjit, pa krijuar pabarazi të pajustifikuara ose pasoja joproporcionale për financat publike. Efekti financiar përfshin edhe pagesat e prapambetura, të cilat  llogariten prej vitit 2023 që do të përballohet nga buxheti i shtetit e ndarë në disa vite buxhetore.

Kushtetuesja ndërhyri në debatin e fortë mes mazhorancës dhe shoqatës së gjyqtarëve dhe prokurorëve ku kërkoi një skemë të re për pagat e tyre. Për kryeministrin Edi Rama sistemi i drejtësisë duhet të justifikojë me punën e tyre pagesat e nivelit të lartë, ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët vlerësojnë se garancitë financiare janë mbrojtje ndaj ndikimeve politike.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë