BallinaSportPamjet që po bëjnë xhiron e Botës/ “Si plak i dehur në...

Pamjet që po bëjnë xhiron e Botës/ “Si plak i dehur në pub”, shikoni si e shpërfillin Vinícius dhe Bruno Guimarães Neymarin në fushë!

Publikuar më

spot_imgspot_img

Tensioni te Brazili duket se ka kaluar kufijtë e taktikës në fushë.

Një video virale e shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale po tregon se hierarkia brenda dhomave të zhveshjes së “Seleçaos” mund të ketë ndryshuar përfundimisht, dhe viktima e kësaj është vetë Neymar.

Gjatë pushimit të detyrueshëm për hidratim (hydration break) për shkak të vapës mbytëse, Neymar, i cili ndodhej jashtë fushës, u afrua pranë skuadrës duke tentuar të merrte rolin e trajnerit. Ai nisi t’u jepte instruksione dhe këshilla me zë të lartë dy yjeve kryesorë të ekipit, Vinícius Júnior dhe Bruno Guimarães.

Indiferencë totale: Askush nuk e vë ujin në zjarr

Ajo që ka shkaktuar të qeshura dhe habi në rrjet është reagimi i dy futbollistëve. Si Vinícius ashtu edhe Guimarães u shfaqën totalisht indiferentë, duke pirë ujë dhe duke parë nga ana tjetër, pa e kthyer kokën asnjë sekondë nga ish-lideri i tyre. Sjellja e tyre linte të kuptohej qartë se nuk u interesonte aspak ajo që Neymar po u thoshte.

Komentet epike në rrjet: Ndërsa pamjet po bëjnë xhiron e botës, fansat e futbollit në platformën ‘X’ (ish-Twitter) nuk i kanë kursyer ironitë. Krahasimi më viral i orëve të fundit e përshkruan skenën në mënyrë epike: “Neymar dukej fiks si ai plaku i dehur në pab që u jep këshilla për jetën të gjithëve, por askush nuk ia vë veshin!” Ky moment tregon qartë se te Brazili i ri, brezi i ri i udhëhequr nga Vinícius Jr nuk dëshiron më të jetë në hijen e “shfaqjeve” të Neymarit, duke shtuar edhe më shumë zërat për një krizë të brendshme autoriteti në kombëtare.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë