Papa Leoni XIV ka njoftuar këtë të diel se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi mjekët i kanë zbuluar një nodul të vogël në mushkëri.
Lajmin e dha vetë Ati i Shenjtë para mijëra besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, në përfundim të lutjes tradicionale të Engjëllit të Tënzot.
Sipas Papës, noduli është “i lokalizuar” dhe është zbuluar në një “fazë shumë të hershme”, ndërsa mjekët kanë rekomanduar heqjen e tij.
Ndërhyrja pritet të kryhet në fillim të javës së ardhshme.
Leoni XIV, 71 vjeç, u zgjodh në krye të Kishës Katolike në maj të vitit 2025, duke u bërë Papa i parë amerikan në histori.



