BallinaRajoni & BotaPapa Leoni XIV nis vizitën apostolike në Amerikën Latine, ja ku do...

Papa Leoni XIV nis vizitën apostolike në Amerikën Latine, ja ku do të jetë ndalesa e parë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Papa Leoni XIV është nisur nga Roma drejt Amerikës Latine, në udhëtimin e tij të gjashtë apostolik, i cili do të përfshijë Uruguain, Argjentinën dhe Perunë.

Pas rreth 13 orësh e gjysmë fluturimi, Papa pritet të mbërrijë në Montevideo, kryeqytetin e Uruguait. Para nisjes, ai përshëndeti autoritetet dhe zyrtarët e pranishëm në aeroport. Gjatë fluturimit mbi territorin italian, Leoni XIV i dërgoi një telegram Presidentit Sergio Mattarella, ku përcolli një mesazh paqeje dhe vëllazërie për popujt që do të vizitojë, si dhe përshëndetjet e tij për kombin italian.

Qëndrimi në Uruguai do të zgjasë deri më 8 nëntor. Sipas programit të publikuar nga Vatican News, Papa do të zhvillojë takime me Presidentin Yamandú Orsi, përfaqësues të autoriteteve, shoqërisë civile dhe trupit diplomatik. Në axhendë janë gjithashtu aktivitete fetare dhe takime me përfaqësues të arsimit dhe komuniteteve lokale.

Më 8 nëntor, Leoni XIV do të udhëtojë drejt Buenos Airesit, në Argjentinë, ku do të takohet me përfaqësues të institucioneve, botës së punës dhe të rinjtë.

Ndalesa e tretë do të jetë Peruja. Më 11 nëntor, Ati i Shenjtë do të niset drejt këtij vendi, ku do të vizitojë Limën, Çiklajon, Kuskon dhe Pukalpën. Një pjesë e programit do t’u kushtohet komuniteteve të Amazonës dhe besimtarëve.

Udhëtimi apostolik i Papës do të përfundojë më 17 nëntor, datë kur është planifikuar kthimi i tij në Romë.

spot_img

Artikujt e fundit

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, goditet grupi kriminal! 4 të arrestuar, një në kërkim

Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Fier, pasi...

“Nuk të duan as demokratët!”, ÇFARË ndodhi mbrëmë në emision, deklarata që gati sa nuk u mbyll me grushte mes gazetarit dhe Flamur Nokës

Deklarata e bërë nga gazetari Klevin Muka në emisionin “Prime” ne News 24, për...

VIDEO/ Spallettin e tradhtojnë nervat, trajneri i Juventusit shpërthen ndaj lojtarit të tij: Do të godas me grusht, e kupton apo jo?

Juventusi ka siguruar një fitore të rëndësishme ndaj AZ Alkmaar, duke hedhur një hap...

TRONDITET Durrësi, qytetari gjendet i pajetë në trotuar, raportohet se viktima është 38 vjeç, detajet e para

Mëngjesin e kësaj të premteje në afërsi të Gjykatës Civile, në Shkozet, një qytetar...

Më shumë