BallinaSportPartizani mbetet pa drejtor sportiv, Agim Ibrahimi jep dorëheqjen pas vetëm disa...

Partizani mbetet pa drejtor sportiv, Agim Ibrahimi jep dorëheqjen pas vetëm disa muajsh bashkëpunim. Zbardhen prapaskenat

Publikuar më

spot_imgspot_img

Drejtori sportiv i Partizanit, Agim Ibrahimi, është drejt largimit nga klubi i kuq. Burime pranë klubit e ish-sulmuesi i ka paraqitur dorëheqjen presidentit Gazment Demi.

Stafi drejtues kishte nisur punën për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri, por duket se marrëdhënia mes drejtuesve, që te Partizani ka qenë thuajse gjithnjë problem, ka bërë që Ibrahimi të bëjë një hap pas dhe të rishikojë pozicionin e tij.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se Ibrahimi ka kërkuar që disa vendime të lihen në dorën e tij dhe të mos ketë ndërhyrje, por koha ka treguar se kjo nuk ishte e realizueshme.

Kështu, Ibrahimi ka paraqitur dorëheqjen dhe ka vendosur të ndajë rrugët me Partizanin pas vetëm disa muajsh bashkëpunim, teksa fjala e fundit i mbetet presidentit Demi.

Mbetet të shihet nëse Ibrahimi karrierën e tij do ta vijojë brenda apo jashtë trojeve shqiptare, teksa edhe Partizani do të duhet të kërkojë një tjetër drejtor sportiv. Tre të fundit ishin Marini, Abilaliaj dhe së fundmi Ibrahimi.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë