Jola Hysaj është emëruar drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Hysaj më herët ka mbajtur postin e sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, nga ku u largua në mars të këtij viti.
Në kohën e largimit nga PD, ajo njoftoi dorëheqjen nga funksioni partiak dhe nga anëtarësia në forcën politike, duke shpjeguar se vendimi lidhej me zhvillimet e brendshme dhe mënyrën e funksionimit të strukturave drejtuese në PD.


